• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Grabitësi me bluzë të kuqe e provon sërish: Mos më provoko!

Arkiva, Lajme, Të fundit
myslym sërish



Autori që grabiti 300 mijë lekë të vjetra mbrëmjen e së martës në dyqanin e një kompanie celularësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka tentuar sërish të kryejë një tjetër grabitje mbrëmjen e sotme. Edhe këtë herë ai ka hyrë në dyqanin e një kompanie celularësh në zonën e Kombinatit.

Në pamjet e publikuara nga Klan News autori shfaqet me të njëjtat rroba; bluzë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë. Në dorë mban një send në dukje pistoletë.

“Ju bëftë mirë”, – u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim. Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë. Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko”, – i thotë autori. Por punonjësja sërish nuk heziton dhe e nxjerr menjëherë nga dyqani. Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare. Ai ende nuk është kapur nga policia. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *