• |
ide | kryesore

Shqiptarët dhe konflikti në Gaza/ Çfarë thonë Lubonja, Blushi, Mehmeti dhe Qori

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas sulmit të fundit terrorist të Hamas ndaj civilëve në Izrael dhe shpërthimit të konfliktit në Gaza, shteti jonë u rreshtua pa asnjë dilemë në anën e Izraelit. Duke llogaritur aleancën me SHBA dhe BE, njohjen e Kosovës nga Izraeli tre vite më parë apo marrëdhëniet e ndërsjellta që kulmuan me ndihmën e agjencive izraelite për sulmet kibernetike nga Irani, ky qëndrim i Shqipërisë vjen natyrshëm.

Politika e të gjitha krahëve nuk ka asnjë dilemë. Por kjo nuk i ka penguar disa prej zërave publikë të rrëmojnë në shkaqet e konfliktit, në gjykimin sipas përkatësisë fetare apo edhe për të dhënë një gjykim logjik mbi konfliktin që e ndan botën tashmë prej dekadash.

Në shkrimin “Hamasi, Izraeli dhe Kosova”, Ben Blushi është nga të paktët që nuk përdor logjikën e rreshtimit me më të fortin kur thotë se shqiptarët nuk duhet të justifikojnë Hamasin. Blushi e fton lexuesin të kapërcejë ndjeshmëritë fetare dhe të dënojë terroristët e Hamasit, njëkohësisht duke e quajtur legjitime rezistencën e palestinezëve.

“Të jesh kundër Hamasit nuk do të thotë detyrimisht të jesh pro Izraelit” shkruan Blushi “Mund të jesh kundër të dyjave sic nuk mund të jesh kurrë pro të dyjave. Ndërkohë, të jesh kundër terrorizmit nuk do të thotë të jesh kundër të drejtës së Palestinës për të egzistuar. Nga ana tjetër, të jesh pro të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet nuk do të thotë të jesh kundër të drejtave të palestinezëve. Këto janë gjëra të ndara dhe shumë të qarta të cilat i ngatërron vetëm dikush që orientohet nga urrejtja fetare, racore ose etnike”.

Blushi godet edhe një paragjykim, sipas të cilit shumë shqiptarë të Kosovës i justifikojnë sulmet Hamas ndaj Izraelit. Për këtë bazohet në komentet e shumta që ka vënë rë në rrjetet sociale. Sipas tij, paralelizimi i luftës së UÇK kundër pushtuesve serbë, me atë të palestinezëve kundër pushtuesve hebrenj nuk qëndron,

“Edhe më e shëmtuar bëhet kjo tendencë justifikuese, kur vjen nga shqiptarë të Kosovës të cilët simpatizojnë Hamasin për shkak të fesë. Terroristët e Hamasit nuk gjykohen se janë muslimanë por se janë terroristë. Ata janë edukuar si terroristë dhe kjo shpjegon të qeshurat e tyre kur mbyllin pas hekurave fëmijë të rrëmbyer nga prindërit, apo kur i detyrojnë plakat izraelite të mbajnë kallashnikovë mbi kurriz. Ata kënaqen kur vrasin dhe urrejtja e tyre nuk ka lidhje me fenë, por me mënyrën e tyre të jetesës. Shqiptarët e Kosovës ishin objekt i një sulmi terrorist disa ditë më parë dhe prandaj gjithë bota u solidarizua me ta kur një grup terrorist serb vrau një polic dhe ndoshta do kishte vrarë edhe më shumë shqiptarë nëse nuk do ishte neutralizuar. Megjithëse serbët e këtij grupi janë të krishterë ata nuk dallojnë fare nga militantët e Hamasit që janë muslimanë. Ata janë njëlloj. Paramilitarë që vrasin për të frikësuar shtetet dhe shoqëritë. Serbët janë sjellë njëlloj si Hamas, gjatë masakrave të vitit 1999 në Kosovë. Kanë qeshur duke vrarë. Bota demokratike nuk i toleroi meqë ishin të krishterë, por i ndëshkoi se ishin terroristë. Edhe shqiptarët kanë patur një organizatë ushtarake e cila ka luftuar për clirimin e vendit të vet. Ajo ishte UCK. Por UCK nuk luftoi me civilët, nuk i sulmoi ata, nuk rrëmbeu serbë nëpër koncerte, nuk mbylli në kafaz fëmij të pafajshëm, nuk dhunoi pleq dhe nuk përdori pengje për të negociuar. Vetëm kujtimi i UCK duhet t’i bindë shqiptarët dhe sidomos kosovarët, se cdo solidarizim me Hamasin është një përdhosje e luftës së tyre të drejtë. Prandaj nuk na takon të jemi me Hamasin, këtë mostër që ka lindur në Gaza, por është ushqyer nga urrejtja e popujve të ndryshëm për njëri-tjetrin. Hamasi është aleate e gjithë armiqve tanë historikë, qofshin këto ndjenja, paragjykime, taktika apo shtete” shkruan Blushi.

Duke i qëndruar larg llogarive politike, një prej zërave autoritarë mes shqiptarët që banojnë në Maqedoninë e Veriut, Kim Mehmeti është më i drejtpërdrejtë. Në një shkrim gati denoncues për atë që po ndodh në Gaza, Mehmeti fajson indiferencën e botës perëndimore që prej vitit 1967, kur Izraeli pushtoi tokat e palestinezëve dhe nisi dëbimet masive.

“Gjatë këtyre shtatë dekadave bota shtirej se nuk e shihte si zhdukeshin vendbanimet e lashta palestineze e shtoheshin ato të hebrenjve ardhacak, që më në fund, çdo gjë të përfundojë aty ku është sot: që palestinezëve t’u takojë thujase vetëm ‘burgu’ më i madh në botë – Gaza. Bota edhe sot shtiret se nuk e sheh se pas luftës kundër vrastarëve të Hamasit, fshihet një qëllim edhe më i ‘madh’ i Izraelit: që përfundimisht ta zgjidh çështjen palestineze dhe ta ndryshojë ‘fytyrën e Lindjes së Mesme’ duke e rrafshuar me tokë dhe duke e bërë Gazën të pabanueshme, me çka nuk do ketë kuptim më të flitet për shtet palestinez.

Pra edhe sot kur gjërat aq janë komplikuar sa vetëm idioti mund ta amnistojë njërën palë duke e fajësuar vetëm palën tjetër, mbetet e vërteta se budallenjtë ende besojnë se bota nuk është po ajo që ka qenë gjithmonë, pra vetëm budallenjtë nuk e dinë se atë nuk e sundon e drejta e viktimës së pambrojtur dhe të varfër, por vullneti i të fortit dhe të pasurit. Budallenjtë gjithashtu nuk e kanë kuptuar se ngjarjet e ndodhura nëpër botë ne nuk i shohim ashtu siç i sheh dhe siç i përjeton i pambrojturi dhe viktima, por ashtu siç na i pasqyrojnë mediat e të pasurit dhe të fortit” shkruan Mehmeti.

Mehmeti shkon përtej reflektimit personal, kur shigjeton qëndrimin e politikanëve në raport me Izraelin.

Burrështetasit e ‘mendjehapurit’ tanë servilë mendojnë se borxhi jonë ndaj lobit hebre në Amerikë, pra se mirënjohja jonë ndaj Madleen Albright, Eliot Angel, Ëestly Clark… duhet të na bëjë të ndjeshëm ndaj dënesës së nënës hebreje, por të shurdhër ndaj piskamës së fëmijëve palestinez. Jo, borxhi ynë ndaj gjithë atyre që na shpëtuan nga vrastarët serb duhet të na bëjë më të ndjeshëm ndaj pafajshmërisë, më të përkushtuar ndaj paqes dhe më të devotshëm ndaj besimit se Njeri është ai që vetveten e ndjenë si pushimore ku mund të prehen të gjithë të përvuajturit dhe të pafajshmit e kësaj bote, e ku nuk ka vend për vrastarët e tyre” shkruan ai.

Analisti Fatos Lubonja nuk ka komplekse të përmendë faktin se ne jemi një vend me shumicë muslimane, kur vjen puna në qëndrimin e shqiptarëve për konfliktin Palestinë-Izrael. Projektimi i flamurit të Izraelit në universitetin e Tiranës i duket servilizëm, ndërsa kujton se disa vite më parë, Shqipëria nuk e pranoi zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem.

Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës që më shumë ngjan si servilizëm sesa si solidaritet. Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë. Patjetër që duhet të ketë solidaritet dhe akti duhet dënuar, por nuk zgjidhen kështu problemet, me një servilizëm që të tjetër nuk e bëjnë” – tha Lubonja në një intervistë në Neës 24 pak ditë më parë.

Gjithsesi për Lubonjën, shpjegimi për qëndrimin e qeverisë është i thjeshtë: Rama mban gjithnjë anën e më të fortit.

“Rama ka kujdes që të solidarizohet më shumë me ata që e mbështesin për të qëndruar në pushtet, me perëndimin, me të fuqishmit sesa solidaritet me të dobëtit dhe ata që kërcënohen. Këtu është edhe diferenca. Ai e bën këtë akt për t’u dukur tek perëndimorët: po mban Shqipëria një qëndrim të tillë. Nuk shprehu solidaritet me Kurtin sepse siç dihet që kur ndodhi ajo çështja e futjes së krerëve të komunave dhe perëndimi arriti derisa të sanksionojë Kurtin, Rama ishte në solidaritet me ata dhe jo me Kosovën. Ai bën llogaritë për pushtetin sepse shqiptarët i ka nën këmbë pasi i ka blerë të gjithë dhe se më duhet mbështetja e perëndimit që të jem i sigurt fare. Edhe shqiptarët presin nga Perëndimi që t’i shpëtojnë ndaj ai e di dhe rregullon politikat e tij me Perëndimin. Kështu ai manipulon ndërkombëtarët për të sunduar shqiptarët”– thotë Lubonja.

Megjithë përçapjen në politikë, Arlin Qori gjithsesi nuk i ka lënë pas krahëve idetë që e shtynë shumë vite më parë të dalë në protestë në rrugët e Tiranës në mbështetje të Palestinës. “Populli i Palestinës ka të drejtën të ndërtojë një shtet të pavarur në trojet e veta të njohura ndërkombëtarisht, në paqe dhe siguri reciproke me shtetin e Izraelit” shkruan ai, ndërsa rreshton një sëri sentencash për ta gjykuar në parim konflikin.

“Të mbash të pushtuar një popull është krim.
Të kërkosh zhdukjen e një shteti të njohur ndërkombëtarisht është krim.
Të vrasësh qëllimisht civilë është krim.
Të mos e çash kokën për vrasjen e civilëve në arritjen e objektivave politikë, është krim.
Të marrësh peng fëmijë e pleq është krim.
Të ushtrosh spastrim etnik është krim.
Të kërcënosh vrasjen e pengjeve është krim.
Të ndërtosh një regjim aparteidi është krim.
Të konsiderosh çdo civil si ushtar pushtues është krim.
Të mbash një popull të tërë të izoluar në një rrip toke është krim.
Të mbash në panik njerëzit se mos u bie raketa mbi supermarket është krim.
T’u zaptosh njerëzve shtëpinë është krim.
Të vrasësh fëmijën e zaptuesit është krim”



34 Comments

  1. Mjer popujt e vegjël që mbeten viktima masakrash të shkaktuara nga interesa të politikës se paskrupullt.
    Sigurisht që bota ka nisur fundin e vet pa kthim

    1. Thote Bushati: Blushi eshte nder te paktet qe nuk rreshtohet me logjiken e me te fortit…! Duke lene menjane qe pjesen me te madhe te shkrimit e zene citimet e Blushit, cka shpreh njeanesine e Bushatit tone, perndryshe te paanshem kur vjen puna per te denoncuar korrupsionin politik ne Shqiperi, mendoj qe e ka gabim. Eshte e kunderta, pikerisht.
      Blushi , megjithese denon dhunen e dyanshme, me fjale te pergjithshme, anon nga Izraeli. Kjo duket qarte.
      Kimi, megjithese denon edhe ky dhunen ne pergjithesi, anon nga palestinezet. Blushi nga pozitat e te krishterit; Kimi nga pozitat e myslimanit. Kontrastin Blush- proizraelit dhe Kim- propalestinez e ve re edhe nje idiot.
      Lubonja dhe Qori, megjithese nuk mbajne ane, kane nje ngerc ne qendrimin e tyre. Ky ngerc vjen si pasoje e bindjeve te tyre te majta. I majti, sipas tradites, duhet te jete kunder shtypjes se popullit palestinez nga pushtuesit izraelit, kjo “vegel” e imperializmit amerikan. Mirepo, nje narrative e tille eshte e vjeteruar; duhet perditesuar. Veshtiresia, a thjesht pamundesia per ta bere kete perditesim, shpie ne nje ngerc te shprehuri nga ana e tyre.
      Ata qe mendojne se mund te japin nje mendim te drejte mbi kete ceshtje jane naive. Jane dy popuj ne nje territor. Asnje historian, politolog, a studiues i ceshtjes, nuk bie dakord ne premise me kolegun qe mendon ndryshe. Premisa ne kete rast eshte ajo historike: cili nga dy popujt ka te drejte mbi te njejtin territor?!
      Ata qe jan regjur me kete ceshtje e dine shume mire, prandaj e vetmja gje qe e thone me siguri eshte te denojne dhunen kur ajo shfaqet, sipas rastit, here nga njera pale here nga tjetra.
      Mendimi im modest eshte ky: ceshtja Izrael-Palestine eshte si ato fatkeqesite natyrore, termetet, vullkanet, permbytjet etj. Askush nuk mund te beje gje per to; thjesht ndodhin. Ashtu si ne natyre, qe pas katastrofave te ndryshme, vendoset nje ekuiliber edhe ne kete rast ky ekuiliber do te vendoset, natyrisht me cmimin e katastrofes qe do te duhet ta paguajne te dy popujt.
      Nje shembull nga Europa e begate dhe paqesore: kjo begati dhe paqesi europiane, eshte nje ekuiliber pas shume e shume lufterave te tmerrshme disashekullore qe kulmuan me dy lufterat me te pergjakshme qe ka njohur njerezimi. U be gjithe ajo kasaphane; pastaj erdhi paqja. Tani, nuk e dime sesa mund te zgjase kjo gjakderdhje ne Lindjen e Mesme, qe edhe aty me ne fund te vije paqja.

    2. NESE NJERZIMI BIE NE HESHTJE HIPOKRIZI DYFTYRSI KUR BEHET PADREJTESI NE TOKE PER HIR TE INTERESAVE MATERI ALE TE KESAJ BOTE ESHTE KRIJUAR QE PADREJTESIJA TI RRENOJN TE GJITH SEPSE MUNDESIT SDO TJUA PERMBUSHIN QELLIMET thotë:

      DUKE MOS ZHVILLUAR NJETRAJTESHEM VLERAT DHE MBROJTUR LIRIT TE DREJTAT DHE MOS DHEN HAKUN GJITHCKAJE .DUKE ZHVILLUAR DHE MBROJTUR PERKRAHUR PADREJTESIN NJERZIMIT MUNDESIT SI PERMBUSHIN QELLIMET DHE SHKOJN DREJT PERPLASJES SHKATRRIMIT

    3. Këta këtu në fotografie Jane mbeturina e njerzimit, islamo-komunista. Njerze shume të rrezikshem për shoqrite e cilivizum.🇦🇱🇺🇲🇮🇱🇺🇦🇪🇺

      1. NE FAKT TI PO FLET PER VETEN O I NDERUAR NJERI SEPSE KET FORMIM KE E MENDON FLET DHE VEPRON DHE PO ASHTU PERFUNDON SE CDO MENDIM FJALE VEPER AI QE GJITHCKA KRIJOJ I KA KRIJUAR DHE HAKUN QE TA MARR PER TE SIPAS ANGAZHIMIT QE KA NJE GJE ME VJEN KEQ SE ME SHIM SE ASNJEHERE NE HISTORI NJE PJES E MIR NJERZORE KAN ANGAZHIM KUNDER VULLNETIT VET DHE PASTAJ PRESIN SUKSESE DICKA QE PRAKTIKISHT SESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE

    4. Nuk jam pro hamasit.
      Nuk jam pro izraelit.
      Nuk jam pro ukraines.
      Nuk jam pro rusise.
      Jam vetem pro ndalimit te kasaphanes se popujve qe vuajne dhe vdesin nga cmenduria e konflikteve te stisura e te manipuluara per qellime te erreta.
      Live and let live u motherfuckers.

  2. Cfare thote Arlind Qorri ne paragrafin e parafundit ?

    “Tu zaptosh njerzve shtepine eshte krim” thote ai

    Po tu shembesh shtepine me fadromma pasi u ke leshuar gaz helmues femijve ne 5 te mengjesit

    cfare eshte” ? Dhe kur kete e ben per tu rrembyer truallin per tua dhene oligarkeve per te

    ndertuar me shume kate qe te shtojne katet e milionave dhe banoret te mbesin rrugeve pa strehe.

    Lereni o ‘mendimtare’ Izraelin e Palestinen se ka kush merret me ato pune e shikoni

    “konfliktin” shqiptaro-shqiptar sesi disa shqiptar me pushtet po u bejne jeten te pamundur

    shqiptareve te tjere qe nuk e preferojne kete pushtet.

    1. Komenti ora 20.06 tepër i sakt..Ne jemi kaq të vegjël por me ligesi kaq të madhe dhe pa lidhje në zhvillimet nderkombetare

  3. Arlindi ka kombinuar krimet e te dy popujve, te 4 mendime njerezish me vlere .. fatkeqesht askush prej tyre nuk ka vend per tu degjuar per qeverisjen e Shqiperise nga intelektuale, pasi qeverine e drejton nje psikopat pa shkolle!

    1. Kim Mehmeti duhet gjithashtu te kujtoje se (1) askush nuk ka rrembyer toka, por izraelitet ua kane blere palistinezeve. Keta me pas nderruan mendje per çdo shitje qe kishin kryer, madje pa kthyer parate duan tokat e kahershme. Sa per token e xanun, Mehmeti te rikujtoje se hebrenjte jane popull biblik si plot te tjere. (2) Hamasi nuk do shtet palistinez. Kete marreveshje e arriti Arafati dhe nuk u be. Hamasi do shfarosjen e izraelit dhe izraeliteve e madje te gjithe hebrenjve kudo ne bote. Urrejta e mbrujtur nga Hamasi dhe mbeshtetesve te tyre eshte borderline patologjike. Pa lidhje me luften dhe paqen. (3) Femijet palistineze nuk permenden dot pas pilafit. Hamasi, terrorist nuk honeps dot as Cis-Xhordanine ku shume bukur mund te jete shteti i Palestines, dhe ku plot vendas punojne ne Izrael dhe jetojne ne shtepi tyre. Pra ka shembuj pozitive te bashkejeteses palestinezo-izraelite. Gaza ka mbetur e shkeputur per delirin e tyre patologjik.

  4. Blushi dhe Qorri e kan argumentu me bukur. Dhe ata rrota kari qe bejn krahasime te UCK me hamas jan antishqiptar dhe ulin vlerat e UCK.

  5. disa deputetë pas Gazment Bardhit i bënë presion Berishës për shndërrimin në një parti të re ( Sipa tyre PD përfundimisht është e grupit Basha), Salianji ka shkuar sot edhe më tej. Sipas tij kjo parti e re, me emër dhe ligo ndryshe nga PD, nuk duhet të ketë kryetar, kreun aktual të Rithemelimit Sali Berishën.

  6. Ore mire Lubonja, Blushi dhe Kim Mehmeti se kane shkruar nje barre libra dhe i kane dhene nje produkt kesaj shoqerie ndaj ua ka detyrim shoqeria t’ua degjoje mendimin.
    Po ky Qorri anonim, te cilin para se te habiste Bushatin nuk e njihte as fshati Vasjar i Tepelenes ku Qorri ka lindur? Cfare borxhi i kemi ketij askushi, qe ta pranojme si njerin nder 4 mendimtaret e kombit? Cfare ka bere ky derdimen pervecse ka mbledhur me ndihmen e Edi Rames 4 mije vota ne zgjedhje lokale?
    Po boll se na hapet barkun duke trafikuar parazitet si njerez me vlere duke i fshehur si trangullin brenda nje thesi me miser.

  7. “Përfituesit e kësaj gjykata është VV dhe Albin Kurti dhe këtë e them për arsye se Kurti mori një fushatë të paparë në momentin që erdhi në pushtet ndaj UÇK dhe fushata e tij nisi me largimi nga detyra i të gjithë atyre që ishin ambasadorë dhe që kishin qenë pjesëtarë të UÇK i shkarkoi nga detyra brenda muajit. Fakti që ti i heq të gjithë me një urdhër brenda ditës, njerëzit e UÇK, atëherë kjo është një luftë e hapur ndaj UÇK, Albin Kurti ndihet inferior ndaj UÇK”ti quan produkt llomotitjet neper studiot e tv te paguara nga salihu e metaj dhe keto llomotitje i boton neper libra,jo kushdo qe ben liber i jep shoqerise,keta me shume i kane ber dem shoqerise,prandaj dhe shoqeria nuk i perfill me o Gresa

  8. Ohoho, ka dal Arlind Qorri te laje m** e vet duke i bere shu** siper. E ka te qarte se duke dale ne demonstrata ne perkrahje te xhihadisteve te Hamasit, ia ka bere varrin politik vetes. Por s’po di si ta shlyeje kete gafe, dhe tani del e ben si parimor, duke e barazuar Izraelin me Hamasin, duke e quajtur shtet terrorist si Hamasi dhe duke u munduar keshtu te shfajesohet duke thene: ja, une i denoj te keqinjte njelloj.
    Ja kshu, presor Qorri. Aktivisti me shall palestinez si Arafati, qe ndizte qirinj te Piramida per Hamasin dhe qe sot detyrohet te shaje Hamasin (pasi ka share edhe Izraelin).

    1. Uuu po. M kujtohet. Arlind qorri bashk me Leart Kolen (burri Jolezes) dhe And Kananin (drejtor i Rames per fondet e shoqerise civile) qe dilnin publikisht ne mbeshtetje te Hamasit dhe xhihadit islamik.
      Tani po i thone Leksi Sorrosit: s’e kena pas seriozisht. Hajde koherence hajde. Madje, hajde servilizem hajde.

  9. Marksi, fillozofi i komunizmit ka qenë me origjinë izraelit.
    Çfarë mund të na thotë marksisti shqiptar Qori për këtë ?
    Kanë sigurisht të drejtë arabët palestinezë që të ndërtojnë shtetin e tyre, po përse duhet të harojmë që populli martir izraelit , është persekutuar për mbi dymijë vite duke u dëbuar me dhunë nga vendi i tyre e pasi nazistët europianë zhdukëm barbarisht miliona prej tyre, të gjithë civilë, të kenë shtetin e tyre që mund ti mbrojë ?
    Veçanërisht ne shqiptarët të prejardhur nga ilirët, e që kemi një histori të ngjashme me hebrejtë, duhet ti respektojmë ata për vitalitetin e tyre si komb e ruajtjen e ndjenjës patriotike për dhjetra e dhjetra shekuj.
    Nëse hebrejtë, ndonëse të shpërndarë me dhunë në të gjithë botën u shquan veç patriotizmit të jashtëzakonshëm, edhe si një komb që i dha botës shumë figura të shquara në të gjitha fushat , arritën që në vendet ku emigruan , nga aftësitë e tyre edhe të pasurohen, a mos na qenka ky një krim sipas mendësisë marksiste ?
    Sipas marksistëve kush pasurohet është pjesë e krimit kur dihet shkencërisht se produkti i njerëzve të ditur është njëmijë herë më i lartë se ai i njerëzve me intelekt të ulët e injorantë .
    Ka vërtetë edhe njerëz të pasur që paratë e tyre i kanë vënë në rrugë kriminale, por me këta janë marë e do të meren ligjet demokratike e drejtësia.
    Nacional socialistët gjermanë të njohur ndryshe si nazistë, të gjithë fushatën e tyre kriminale barbare të zhdukjes së hebrejve, e bënë për tju a rëmbyer atyre pasuritë që kishin krijuar brez pas brezi me aftësitë e tyre.
    Është ajo histori tragjike e nazistëve gjarmanë që i ka bërë gjermanët e kulturuar e me bindje demokratike sot, që të mbështesin me forcë popullin martir izraelit, qoftë kjo edhe si shenjë ndjese kombëtare ndaj tyre.
    Edhe nëse të gjitha shtetet e zhvilluara demokratike perëndimore, mbështesin sot Izraelin, kjo mund të interpretohet edhe si ndjesë që nuk arritën ti shpëtonin miliona izraelitë nga kampet shfarosëse naziste.

  10. ESHTE MIRE QE SHQIPTARET TE MOS PERZIHEN NE KONFLIKTIN IZRAELITO-PALESTINEZ SEPSE NUK I PYET E AS NUK I KA NE DEFTER KUSH.Nuk kane kurrfare peshe as politike, as ekonomike,as ushtarake e as strategjike.Te mos beje politika shqiptare punen e servilit. Palestina eshte ne trojer e veta 5 000 mije vjecare . hebrejte jane emdacake nga ruanda e namibia. ata i ka perzene perandpria romake , i ka persekutuar Inkuizicioni katoliko -spanjopll . kisha dhe perendimi, Jo se u dhembsen betes hebrejte por ata i grumbulluan dhe i perzune lezetshem hebrejt e europes perendimore dhe lindore dhe formuan nje shtet izraelit mbi token e palestinezeve, pra u perzu nje popull nga trojet e veta dhe u nguliten ardhacaket hebrej ne tokat e palestinezeve./ Nese ta zeme sic thone disa qe i fusin turinjte kot se koti , se hebrejte po kthehen ne tokat e tyre te para dy mije viteve,atehere ketyre farte shqiptareve te medhej u them pse nuk kerkoni qe te debohen te gjithe sllavet nga Ballkani dhe ti kthehet Ilirija shqiptareve, dhe pse nuk thoni qe te debohen anglo-franko- gjermano- latinet nga Amerika e veriut dhe e jugut dhe tu kthen tokar banoreve vendas autoktone te amerikes paragenocido-kolonizuese europiane.

  11. Blushi është i pari që paragjykon për shqiptarët e Kosovës. Rrjetet sociale nuk janë, në asnjë mënyrë, ato që tregojnë shumicën. Shumica jam unë, rrethi im farefisnorë, rreth im në punë dhe rrethi im që shoqërohem; që të gjithë jemi kundër hamasmutit dhe tipave si Blushi që paragjykojnë. Fakti se më ka ngelë feja islame përmes mbiemrit apo diçka tjetër nuk tregon, ama bash hiç fare, se unë jam shumë më shumë patriot dhe shqiptar se ti si orthodoks apo diçka tjetër.

  12. Blushi është i pari që paragjykon për shqiptarët e Kosovës. Rrjetet sociale nuk janë, në asnjë mënyrë, ato që tregojnë shumicën. Shumica jam unë, rrethi im farefisnorë, rreth im në punë dhe rrethi im që shoqërohem; që të gjithë jemi kundër hamasmutit dhe tipave si Blushi që paragjykojnë. Fakti se më ka ngelë feja islame përmes mbiemrit apo diçka tjetër nuk tregon asgjë, ama bash hiç fare. Unë dhe ata si unë, që janë shumicë në Kosovë alias Dardani, jemi shumë më shumë patriot dhe shqiptar se ti, si orthodoks apo diçka tjetër.

  13. agron ik more injorant halabak u bere ti te mesosh se kush eshte Blushi. ik ore qyrrash na bej ndonje qebab me mish te ngordhur. po te ishe orthodoks sot do ishe serb , si te gjithe ortodokset e serbizuar te kosoves e te masqedonise. na ubere ti ore dordolec te na japesh leksion

    1. ” I paemër”,
      Fjala injorant përkthehet në shqip si i pa ditur, që s’ka njohuri….!
      Unë, meqë ra fjala, jam pasardhës i orthodoksëve shqiptarë me shekuj, biles me gjenerata kan qenë priftërinj në një manastir këtu afër Prizrenit.
      Sa për informatën tënde- se duket që je vet kokrra e të pa diturit-:në shek XVIII u kthyen në muslimanë vetëm që të mos serbizoheshin, sepse serbët në bashkëpunim me osmanët nuk lejuan që meshat të mbaheshin në shqip.
      Lexo më mirë, se unë në asnjë mënyrë nuk shaj cilëndo fe.
      E sa për Blushin; Blushi në fakt ,sikurse Maks Velo, është orthodoks i skajshëm.

  14. O popull gomar shqipetar po mos ishte dhe eshte amerika nuk do kishte njeri qe te fliste shqip prandaj qepeni i thone rrofsh amerikes se serbi me turqit dhe greket do ju benin shurren ne koke prandaj U S A eshte shpetimtare per ne dhe izraeli te tjerat qe diskutoni nuk kane vlere futini ndonje salep te xhamija dhe vishni grate me perçe se ju thote gazep erdogani

    1. I’mAmerika o pederast i LGBT Amerikane nuk e shperoi kete popull por vetem.Enver Hoxha e shpetoi o bushter ripjellse

  15. blushi i njetratshem edhe ksaj rradhe. Shkelqen mu si ai gjeli maj plehut. Dhe kujdeset shum qe te ket pleh perrreth e nen vete qe vet te duket edhe me i shkelqyshem. ketu e km fjalen te mezzo-letersia e sidomos tek facebook-frengjia me aparat fotografik ku kujdeset qe ata qe dalin para frengjes te duken edhe me te erret sec jane. Edhe ksaj rradhe shkon e perqendrohet te plehu i shoqerise. Ka edhe opinione te tjera shoqeria shqipare per izraelitet vec atyne qe perzgjedh ky.
    Pen e shkume dem

  16. Beni qe Nuk Ecen dot Vet ja fut pordhes ne nje pike: mundohet te thote te qenet myslimane nuk eshte problemi qe ka Hamasi. E kunderta eshte e verteta: feja islame eshte nxitesja me e zjarrte e urrejtjes, dhunes e terrorizmit kunder hebrenjve e gjithe te tjereve. Gje qe me çon ke Mehmed Maqedonsi i cili ka nje kritike te shendoshe per politiken ne trojet shqipo, por ka edhe infektimin islamist kur vjen fjala per te gjykuar mbi gjendjen Izrael – Palestine. Ai nuk merret me kete qe po ndodh – terror dhe horror kunder foshnjave, vajzave te vogla e pleqve te kryera nga palestinezet e Hamasit, por devijon duke akuzuar Izraelitet per dhune. Sa per Luben e Qorin, ata ndjekin marksizem-leninizmin: izraelitet jane sioniste pushtues; palestinezet jane te shtypurit e pushtuar. Shkurt, ideologjite helmojne dhe keta 4 musketieret e provojne kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *