• |
ide | kryesore

Rezoluta e Kosovës/ Berisha: Rama vazhdon si argat i Vuçiçit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e posaçme për rezolutën e Kosovës, ka vënë në dukje fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku e cilëson atë si “argat të Vuçiçit”.

Berisha është shprehur duke ngritur akuza se fjalimi i Ramës është shkruar në Beograd. Sipas tij, ky fjalim kishte qëllim demonizimin e kryeministrit Albin Kurti.

Berisha: Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit. E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës.



10 Comments

  1. Lexhenda non grata.sikur tha arritje historike. Rama po tall menderen me Berishen aq sa nuk mund ta mendim kurre.

  2. Salike Bjeleri flet per patriotizma. Hapu dhe e merre brenda po mesa duket as dheu nuk edo kete kerme. Dumbabistat patriota qe duan me shum Salin sesa Shqiperin, shajn Ramen tradhetar (dhe deri ketu ok) por nga ana tjeter prap te njejtet dumbabista patriota gjejn lloj lloj pretekstesh per te mbrojtur Bjelerin dhe arriten deri aty sa na e ben Bjelerin hero e martir e te burgosur politik, Bjeleri nje bythqir terrorist analfabet i akuzuar per vrasje te ushtareve shqiptar ne detyr, ,me axhend te paster antishqiptare dhe ne shkelje te kushtetutes shqiptare. Nuk e dinte Salike Kulla axhenden e Bejlerit kur e vuri kandidat? Ca tu thuash ketyre, a flitet me njerez qe qihen me grekun per inat te Rames e pastaj na bejn patriotin me serbin, prap per inat te Rames se e dim sa u dhimbset Kosova Salikes dhe foltorezes se vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *