• |
ide | kryesore

Bie zjarr në një sipërfaqe toke në Krujë, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Lajme, Të fundit



Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Gramzë të Krujës. Si pasojë e zjarrit edhe zona është e mbuluar nga një re e madhe tymi. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shërbimit zjarrfikës të Krujës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht pranë vatrave të zjarrit nuk ndodhen banesa. Pararprakisht dyshohet se zjarri është vënë për të djegur mbetjet në parcelat bujqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *