• |
ide | kryesore

Sulmi i Ramës për Kurtin në sy të Macron: Iu jep miqve çdo ditë argumenta që të mërziten

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sulmi i Ramës për Kurtin në sy të Macron: Iu jep miqve çdo ditë argumenta që të mërziten



Edi Rama, krah presidentit të Francës, Macron, u tregua sërish i ashmër me Albin Kurtin në Kosovë. Kur u pyet nga gazetarët se si i komentoni qëndrimet e Albin Kurtit, ai tha se Kosova ka shansin e fundit për të qenë në një linjë me planin franko-gjerman. Rama shtoi se duhet të mos e humbin këtë ofertë europiane, sepse mund të ketë ndalesë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE.

“Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është ta firmosë unilateralisht dhe ta ekzekutojë marrëveshjen edhe sikur Serbia mos ta dojë kurrë. Dhe pastaj t’ja lërë në dorë BE dhe t’i thotë ne do t’i bashkojmë obligimet tona të planit franko-gjerman, as na intereson fare çfarë bën Serbia, mjafton që me BE-ne të hymë në një proces që njohja me vendet mosnjohëse të funksionojë. Paqja bëhet me armikun, nuk bëhet me armikun. Për të bërë paqe me armikun duhet të flasësh me armikun. Eshtë e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë që Kosova ka në krah gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët dhe njohësit e saj dhe të mbytet në një lugë ujë. Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia, komplet e pavarur dhe t’i dedikohet rrugës së vet europiane duke u sjellë si një tjetër Europë në Ballkan. Këto që tha presidenti nuk janë kushte që vendos BE, këto janë mundësi themeltare per ta cuar përpara procesin e paqes. Për mua as nuk diskutohet që Shqipëria të vazhdojë të mbajë këtë flamur të paqes e dialogut”, tha Rama.

Duke vijuar më tej aktrimin para Macron, ai vijoi sulmet ndaj Albin Kurtit edhe kur tha se kryeministri i Kosovës “i jep miqve dhe aleatëve cdo ditë argumenta që të mërziten, që të zhgënjehen dhe humbasin besimin. Kjo mund të ketë një kosto që sot nuk e llogarisim dot”, deklaroi Edi Rama.

“Shqipëria bedel i politikave të ditës të cdo faktori shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë nuk bëhet”, deklaroi Edi Rama. Për ata që nuk e kuptojnë ndoshta, fjala “bedel” ka të bëjë me dikë që shkon në ushtri në vend të dikujt tjetër kundrejt pagesës. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Kryeplehrat i zgjedhim ne vote , edvin disenjatori eshte pasqyra e shqiptareve,….i pa fe, lepires bythe, medioker , pa moral, identitet kombetar , i pa arsimuar per ate cka pretendon , psikopat ,drogaxhi, legen turpi jone ……….ta gezojme e trashegojme se bashku ,……..tre dishepujt qe zberthejne profilin e edvin rame disenjatorit jane ,…kolloset GjergjFishta, FanNoli, Faik konica ,kush i ka lexuar kto kollos te letrave shqipe do ju dale surrati edi plehres

    1. Ta dinin keta kollose te letrave shqipe se do ju permendje emrin ti do te kishin vrare veten. Nuk eshte sport per ty e lexuara or lum miku.,…rri ne batakun tend te te shprehurit e mos u perzje me te kuluruarit.

      1. ata koloze kane qene e sigurisht asgje te perbashket me liderin boteror,jevgjitin edvin shporteberes,nga e edhe originen.

  2. Kur te shet mend ky llum pakice!!!

    Nje kenge e Iron Maiden thote:

    Fear is the key
    To what you want to be
    You don’t get a say
    The majority gets its way
    You’re outnumbered by the bastards
    Till the day you die

  3. For no man’s land ky tradhetari me damke me te madhe se Esati duket qarte se ka bere pazare te shtrenjta ne kurrus te Kosoves me Thachin dhe Vucicin ,perfshire ketu edhe matrapazin Grenell! Mua me habit qendrimi I Ramushit qe donte te perballesh ne gjyq me palloshin ,ose edhe Ramushi eshte perfshire ne keto pazare!

  4. Plastë syri i keq.
    Bëfshin uf e if, puf e pif, dhe ngordhshin nga marazi, gjithë maskarenjtë e delenxhinjtë e këtijë kombi, andej e këtej kufiri.Realiteti sot eshte ndryshe por ti more cecen vazhdo ha mutin e salihut dhe fantazo per shitje te kosoves nga rama,kosoven e kane ne dore shba dhe be o loqja e smajte e salihut

  5. Mire e ka shoku Jorg P, kur e sulmoi Rama Kurtin ?

    A e ndaloi te hynte ne stadium te shihte ekipin kombetar se edhe mund te mos e linte?

    Po kur mbaroi ndeshja a e la le shkonte ne Kosove per 7 pale qejfe, se edhe mund te mos e

    lente te shkonte.

    Po ne Samit a e la te vinte, se edhe mund te mos e linte, a e la te shkonte se edhe mund te mos

    e lente te shkonte, por ta arrestonte se po u jep miqve te Rames argumente qe te merziten.

    Po ndonje plage ne fytyren e Albinit nga grushtet e Rames a pate?

    Per cfare sulmi e keni fjalen atehere se une dhe JP nuk e kuptojme.

    1. Dhe as një fjalë për sivllaun e tij Vuçic. Kurti dhe në ëndër i del prandaj është i çakërdisur.Kaq inferior e sheh veten ndaj tij në çdo aspekt.

  6. Plastë syri i keq.
    Bëfshin uf e if, puf e pif, dhe ngordhshin nga marazi, gjithë maskarenjtë e delenxhinjtë e këtijë kombi, andej e këtej kufiri.O loqe qe kurre nuk u poqe,salihu arritje te medha me pasoja katostrofike si vrasja e remzi hoxhes, shitja e armeve e naften serbise firmat piramidale 1997 ta vdekja e 3000 shqiptareve,grushti i shtetit 98 kur vrau azemin,pashkon e hodhi ne det,Gerdeci trebicka klubi partizani dhe e fundit pallati 64 kate me vlere 100 milion euro.keto jane disa nga arritjet e salihut,sa per naton dokumentin e antarsimit e ka marre Bamir Topi o loqja e majte e salihut

  7. te na falni, motra dhe vllezer kosovare

    taksirat qe se heqim dot kte cope muti, se ashtu esht i muhabet i xhaxha sorres, me korbat dhe qyqet per rreth kti kombi te vockel, te pakulturuar, te varfer dhe te thyer ne mes…

    po e vujme ne, por fatkeqesisht dhe juve, sepse nuk rri muti i kristaqit pa ly turite me mut…

    ndjese

  8. “Kosova duhet te veproje e pavarur nga Serbia,komplet e pavarur…..”Hahahaha……!
    Po mire or koqe kandari shekullor,por kur Serbia i con kriminelet brenda kufirit te saj,c’fare duhet te beje Kosova??!!
    Duhet te rrije urte dhe te pranoje vrasjet e plagosjet e policeve te saj nga serbet kriminele!?Dhe,sipas teje,te beje sikur s’ka ndodhur asgja,eahh!!?
    Mbylle HALEN,mor qen e bir qeni!!!!!
    Ti me organizaten kriminale “PS”jeni kanceri i KOMBIT,jo vetem i Shqipnise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *