• |
ide | kryesore

Rama bën të paditurin: Nuk e kam parë çfarë ndodhi në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama ka shmangur përgjigjen për atë që ndodhi në parlament paraditen e kësaj të enjteje ku opozita bllokoi seancën. Vetë Rama, për të mos dhënë një përgjigje se pse nuk plotësohen kërkesat e opozitës, Rama tha se nuk e ka parë fare se çfarë ndodhi në parlament.

“Besoje ose jo nuk e kam ndjekur fare këtë zhvillim në parlament. Para se vija këtu lexova disa informacione dhe mësova që anëtarëve të qeverisë dhe PS-së u është pamundësuar të hyjnë në seancë dhe të zhvillonin seancën. Të dish çfarë ndodh në këtë vend është një gjë dhe të dish çfarë ndodh në botën tjetër është një gjë tjetër. Kam besim tek njerëzit tanë që menaxhojnë parlamentin.

Çfarë bëj unë në arenën ndërkombëtare është në të mirë të vendit. Se çfarë ndodh në Shqipëri dhe Kuvendin e Shqipërisë unë e di në detaje. Se çfarë ndodh me botën tjetër unë nuk e kam dijeninë. Për fat të keq ata nuk përfaqësojnë votat që kanë marrë. Ata janë çorbë interesash.

Thanë PD, por unë nuk e di kush është PD-ja. Flas politikisht janë më shumë se 2 copa dhe më shumë se 7 çika. Nuk jam unë që i injoroj dhe vlerësoj, por kam kaq shumë ngarkesa me punë reale dhe punë të përditshme sa ky nuk është fare një problem imi. Unë i përfaqësoj shqiptarët që nuk më kanë votuar si kryeministër edhe opozitën. Se kush i përfaqëson në atë sallë nuk e di.

Ç’përfaqëson Berisha për mua? Botën tjetër. Ata ndahen e bashkohen, por ne nuk do t’i ndjekim nga prapa. Mund të ketë mënyra që pushteti të përçajë opozitën, por ne nuk kemi pasur nevojë për këtë. Ata janë përçarë për shkak të interesave të tyre. Ata janë në monopatet e tyre” – tha Rama në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Rama eshte lider vizionar.

    Do merret ai me hallet e babait te Shkelzen Berishes ne Parlament?!

    C’lidhje ka ai?!

    Ai Xenin e ka bere zhvillues imobilar dhe sekser kullash.

    Ndertues fushash nga fusha e klubit Partizani e deri ne ndertues kodrash ne Ali Dem, pa harru objektet tek Siri Kodra dhe Bulevardi i Ri!

    Doni me shume se kaq…?!

  2. Nese 600 mije votues te opozites pranojne qe te perdoren taksat e tyre kunder tyre,
    ne qoftese pranojne qe te mos lejohen te perfaqesohen jo me ne administrate e cila sillet
    si administrate e pushtimit ndaj popullit opozitar, por as mos te perfillen ne parlament, te injorohen,
    te neperkemben, tu behet jeta e pamundur ne Shqiperi, me qellimin e vetem te perzenies se
    popullit opozitar nga Shqiperia, atehere mire tu behet. Me Berishen apo pa Berishen, me
    me PD apo pa PD ,me opoziten apo pa opoziten , populli opozitar i cili eshte para dilemes
    ekzistenciale duhet te rezistoje. Nuk ka alternative tjeter nese do te rroje ne Shqiperi.

  3. Kjo është pika fundore e PD, ose e hallit që ka PD. I duhet shkuar fenomenit në rrënjë të veta, i duhen gjetur shkaqet. PD është një parti, kjo është PD. Herë bën 22, herë bëhen 25, herë bëhen 16 në anën tjetër. Shpeshherë, Luli gëzohet se bën 11, ose i bën 16, të gjitha këto janë të pasigurta, fluide.

  4. Nuk se bën të pa diturinë por bën të pa informuarin. Ka ndonjë deputet rilindas mos t’i ketë çuar informacion?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *