• |
ide | kryesore

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë, dosja e Laert Haxhiut i kalon SPAK

Lajme, Të fundit
SPAK



Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laret Haxhiut, me argumentin se ata janë grup i strukturuar kriminal. Prokuroria e Elbasanit ia kalon dosjen SPAK.

SPAK ka kompetencën sipas ligjit të hetojë grupet kriminale. Laert Haxhiu akuzohet pas 6 vrasje, 4 në Shqipëri e dy në Greqi krahas krimeve të tjera si masakra e Lushnjës, që i mori jetën dy të rinjve. Kujtojmë se banda e Haxhiut u ‘zbërthye’ pas rrëfimit të të penduarit Alban Tafani, i cili u arrestua pas grabitjes me armë në zonën e Astirit.

Tafani foli edhe për një plan të Laert Haxhiut që kishte vënë në shënjestër prokuroren e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokuroren e Lushnjës, Mirela Selimi. Musabelliu dhe Selimi hetuan masakrën e 2017 në Lushnjë. Aktualisht Musabelliu dhe Selimi janë marrë në mbrojtje nga policia pas dëshmisë së Tafanit. Nga ana tjetër, iu hap rruga ekstradimit të Haxhiut nga Greqia, drejt Shqipërisë, ndonëse ai ka refuzuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *