• |
ide | kryesore

Berisha për procesin e privatizimit: Destinacioni i kompleksit “Partizani” u ndryshua nga Edi Rama

Arkiva
Berisha



Në deklaratën e tij nga selia e PD, Berisha u shpreh se “destinacioni i klubit Partizani është ndryshuar me firmën e Ramës dhe pa propozimin e Berishës”.

Berisha u shpreh ndër të tjera se, njohja dhe kthimi i pronave, është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat.

Sali Berisha:
Lidhur me arrestimin e Jamarbër Malltëzit, deklaroj se Malltezi nuk është thirrur kurrë nga asnjë prokuror apo gjykatës për asnjë çështje. Klubi partizani, nuk është nxjerrw nga plani i forcave të armatosura me firmën e Sali Berishës dhe Presidentit Bamir Tapit, por nga presidentë të tjerë para tij. Njohja dhe kthimi i pronave, është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat. Privatizimi i klubeve Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Destinacioni i klubit Partizani është ndryshuar me firmën e Ramës dhe pa propozimin e Berishës. Pra është ndryshuar destinacioni i karakterit sportiv, nga vetë Edi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *