• |
ide | kryesore

Frikë në Lindjen e Mesme se palestinezët do kthehen me forcë në refugjatë

Lajme, Të fundit



Frika se një largim i ri që i kthen palestinezët e Rripit të Gazës në refugjatë ka filluar të ndihet mes popullatës dhe botës arabe, i ngjashëm me atë të vitit 1948. Edhe pse Izraeli nuk ka pohuar se synon të dëbojë banorët e Gazës në Egjipt ose gjetkë, frika për perspektiva të tilla u ngrit pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit u kërkuan banorëve të Gazës të evakuojnë veriun e Rripit dhe të lëvizin drejt jugut, ndërsa operacioni i tyre ushtarak vazhdonte. Kjo frikë u bë me reale kur Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ishte në bisedime me Egjiptin dhe Izraelin për të krijuar një korridor humanitar në Gadishullin Sinai të Egjiptit për amerikanët dhe civilët e tjerë që ikin nga Gaza.

Të dielën, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha për “Meet the Press” të NBC se Izraeli nuk ka absolutisht asnjë qëllim për të drejtuar Gazën. Por perspektiva që qindra mijëra palestinezë të tjerë të zhvendosen me forcë në vendet fqinje, apo edhe më larg, po dëgjohet në të gjithë botën arabe. Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi tha javën e kaluar se një transferim i palestinezëve nga Gaza ka të ngjarë të pasohet nga një dëbim i ngjashëm i palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Jordani. Ministri i Jashtëm i Jordanisë më vonë tha se një veprim i tillë do të konsiderohej një shpallje lufte.

Komentuesit e mediave arabe kanë paralajmëruar se Izraeli mund të planifikojë të çpopullojë Rripin e Gazës nga palestinezët dhe madje ta ripushtojë atë. Edhe pse Izraeli duket se nuk ka interes për qeverisjen e Gazës, atij nuk i intereson të paktën kthimi i emigrantëve të vitit 1948. Senatori jordanez Mustafa Hamarneh, deklaroi se 75 vjet më vonë, bota arabe ende nuk është rikuperuar nga humbja e atdheut palestinez.

“Unë nuk mendoj se Perëndimi e kupton thellësinë e turpit kolektiv që ndiejmë si rezultat i vitit 1948 dhe ndjenjën e padrejtësisë që na është shkaktuar që ne duhet ta korrigjojmë këtë. Ka një ndjenjë shumë të thellë turpi, se ajo që na ndodhi në 1948 nuk duhej të kishte ndodhur. Çdo dëbim i ri masiv i refugjatëve palestinezë, për ne, është një përsëritje e vitit 1948”, tha Hamarneh.

Analistët thonë se frika arabe për një zhvendosje tjetër të palestinezëve është rritur veçanërisht për shkak të retorikës nxitëse që ka ardhur nga disa anëtarë të qeverisë së krahut të djathtë të Izraelit në të kaluarën.



2 Comments

  1. Kjo nuk eshte frike, eshte realitet.
    Ky eshte nje genocid i paster i orkestruar nga Izraeli me mbeshtetjen dhe dakordesine e USA dhe zarave te tyre perendimore qe te kujtojne fiks Pons Pilatin e Romes se lashte.
    Gjithe bota ben sehir se si po zhduket nje popull.
    Spiunet izraelite te Mosad e dinin per sulmin e Hamasit, te pakten Egjipti i ka njoftuar tre dite me pare. Mbase edhe e kane nxitur vete per te justifikuar kete operacion spastrimi ernik e rrembimi te trrritoreve qe nuk e ka bere as Hitleri.
    Keshtu benin sehir perendimoret edhe kur Shqiperine e coptuan e i moren me shume se gjysmen e territorit.
    Rrofte demokracia perendimore.

  2. Po e lane Gazen, nuk kthehen me atje. Prandaj dhe Egjypti nuk i lejon palestinezet te kalojne kufirin.
    Ky ishte qellimi kryesor i Izraelit. Prandaj dhe Makron vajti ne Izrael, per tja bere te qarte Netaniahut qe nuk do lejohet te krijoj refugjate te tjere. Gjermania ja beri te qarte kur vajti Scholc qe gaza do mbetet palestineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *