• |
ide | kryesore

Korrupsioni në qeverisje/ Shqipëria, shumë larg Kosovës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy shtete të shqiptarëve në Ballkan, por dy qeveri krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. E para, ajo e Shqipërisë renditet e fundit në Europë për korrupsion, tjetra ndër vendet e para në rajon.

Nga një krahasim i shpejtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në raportin e organizatës World Justice për Indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2023, del se diferencat mes dy qeverive shqiptare janë shumë të mëdha.

I qeverisur prej 10 vitesh nga Edi Rama, shteti i Shqipërisë renditet rregullisht ndër vendet e fundit në Europë për llogaridhënien e qeverisë, për korrupsionin, për respektimin e të drejtave të njeriut, për të drejtat civile, ato penale etj në 142 vende.

Por në anën tjetër të kufirit, rezulton se shteti i Kosovës ku qeveris Albin Kurti del shumë më lart në renditje, për të njëjtat kritere.

Kështu, Shqipëria rezulton të jetë në vendin e 91 këtë vit, (Tabela më lart) duke lënë pas Marokun ku mbretëron monarku Muhamet dhe Serbinë, autokracinë e sunduar nga Vuçiç.

Kosova ndërkohë qëndron në distancë, shumë më lart. Raporti e rendit Kosovën në vendin e 58, duke lënë pas Bullgarinë dhe Senegalin. Diferenca mes Shqipërisë dhe Kosovës është 33 vende në mes. (Tabela më lart)

Nëse krahasojmë vetëm një fenomen: korrupsionin si plagë që e gërryen shtetbërjen, Shqipëria del akoma më keq. (Tabela më lart) Renditemi të fundit në Europë për mungesën e korrupsionit dhe qëndrojmë në vendin e 108 diku në mes të Libanit dhe të Iranit.

Ndërsa Kosova, rezulton të jetë në vendin e 64, diku mes Sri Lankës dhe Kazakistanit. (Tabela më lart) Diferenca sa i përket korrupsionit mes dy qeverive është akoma më i madh, 44 vende.

Njësoj larg janë edhe krahasimet që bëhen për elementë të tjerë të shtetit të së drejtës, ku Kosova sërish vazhdon të ketë distancë nga Shqipëria.

Për diferencat mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, në veçanti për korrupsonin e njërit apo tjetrit është folur vazhdimisht. Madje dështimi për të ndërtuar një shtet të së drejtës në Shqipëri mendohet se qëndron në thelb të sulmeve që Rama i bën Kurtit.

Lexo edhe: Indeksi i zbatimit të ligjit/ Shqipëria, rrëshqitje drejt autokracisë

Shpesh, duke qenë në pozitat e kryeministrit të shtetit amë, Rama flet për Kurtin si “vëllain e vogël, që mund ta kapë për veshi”, por ky raport i World Justice tregon të kundërtën, që më i madhi ka ende për të mësuar mbi shtetndërtimin./Lapsi.al



36 Comments

    1. Ju pyeta dhe më parë:
      – Hetuesit që kontrolluan 19 shtëpitë e z. Malltëzi, u habitën shumë, pasi në të gjitha këto shtëpi, mungonte një paisje, të cilën të gjithë e kanë në shtëpitë e tyre.
      Malltëzi nuk e kishte.
      Kush është kjo paisje?
      Hë pra, kush e gjen?

    2. Shpifje
      shqipëria me drejtesinë e re ka bere progress , politika vjeter trekendeshi i bermudes duan te nxijnë shqipërinë e rilindur me edi ramën!

      Drejtesia e re eshte nje histori suksesi
      Rama akuzues
      Rama spakist
      Rama gjkkoist
      Rama avokat

      Rama lektor mbi drejtesine dhe demokracinë në oxford csmbridge harvarda yale stanford princeton uscl berkeley etj etj etj etj

      Poshte kosova
      Rrofte rama qe i marrshin te keqen i marrshin

  1. Ca krahasimi, ne kemi ish kryeministrin qe eshte ne gjygj per korrupsion, qe ka 17 kulla, vile luksoze ne lalz, ish ministrin e financave ne arrati, 1 ish minister tjeter ne burg e sa e sa kryetare bashkishe ne qeli. E ju e krahasoni me Kosoven! Mesa duket shpresa e Shqiptareve ka ngel tek Spaku…nqs nuk zhgenjen e i ka thjeshte flluska

    1. Nuk permende edhe fatosi nanosin,Te gjithe e din Ku jeton Ky milioner,ne Austria ,ka villen milionshe dhe Jo Shum large kazinos qe Ky fatosi e kishte hobi lojen ne Te…!Shum interesan me duket se Kurr Nuk degjova ni kritike per Te …!ne mediat shqiptare Te cilat flasin per lloj lloj Tema …!!!

    2. Lali, para ktyre eshte thjesht nje fillestar me push ne ftyr…

      E shikoni o njerez me ke keni jetuar per 30 vjete!!!

  2. Nuk permende edhe fatosi nanosin,Te gjithe e din Ku jeton Ky milioner,ne Austria ,ka villen milionshe dhe Jo Shum large kazinos qe Ky fatosi e kishte hobi lojen ne Te…!Shum interesan me duket se Kurr Nuk degjova ni kritike per Te …!ne mediat shqiptare Te cilat flasin per lloj lloj Tema …!!!

  3. Nuk permende edhe fatosi nanosin,Te gjithe e din Ku jeton Ky milioner,ne Austria ,ka villen milionshe dhe Jo Shum large kazinos qe Ky fatosi e kishte hobi lojen ne Te…!Shum interesan me duket se Kurr Nuk degjova ni kritike per Te …!ne mediat shqiptare Te cilat flasin per lloj lloj Tema …!!!

  4. Po Serbia ku ndodhet? Jo per gje po qe te kuptojme nese Rama dhe Vucic e sulmojne Albinin per te njejtat aresye apo ka edhe dicka tjeter prapa

  5. E kane ne mentalitet hajduterine keta.
    Sa me shume vjedhin, aq me shume krekosen si kacagjela dhe aq me shume bejne moral.
    Harruam dhe Like hajdutit.

  6. Jo mo nuk ka mundesi tja kaloj Kurti ketij Gjigandid tone. Keto jane perralla. I ka paguar Saliu mos e diskuto.
    Po cvend te 100 more, me kete qelbesire qe kemi ne, drejt -100 e kemi vendin.

  7. Berisha në fillim nuk pranonte të merrte njoftimin, duke u fshehur në banjë kur vinin policët, në zyrë, apo shtëpi.

    Pastaj kur e pa që mund të merrte një ndëshkim dhe më të madh, dërgoi dy avokatët e vet në gjyq, duke pranuar procedurën ligjërisht. Pastaj tërhoqi avokatët, me shpresë që do të bllokonte procesin dhe tani po mbrohet me avokatë “kryesisht”, të caktuar nga gjykata.

  8. Lali, para ktyre eshte thjesht nje fillestar me push ne ftyr…

    E kuptoni o njerez me ke keni jetuar per 30 vjete!!!

  9. Drejtesi e komanduar.

    Skandalet e medha korruptive te Rilindjes o nuk po hetohen fare o gjykohen me standarte qe nuk kane lidhje me nje drejtesi te pavarur.

    1. @Columbia
      E dhive fare me këtë koment
      lalit i ka humb inceneratori i sharrës
      E kërkojnë hetuesit e Skapit nuk e gjejnë.
      Se nga ka shku po paret shteti nji me nji
      Atyre në afrike

      1. Nuk i jane dashte 30 vjet Lalit Fikut qe pushi t’i behet lesh korrupsioni.

        Por sa te kete Spak-un qe i hetoi incenetatoret si i desh bytha trajnuesve dhe te trajnuarve, Lali Fiku del dhe pa push fare.

        Ne 10 vjet kane realizuar 100 vjet korrupsion. E kane tejkaluar normen.

        Por DUMRAMISTET nuk kane sy e vesh nga kjo ane.

  10. Dikush u gëzua, të tjerë u hidhëruan, ndërsa dumbabistët, ata që kanë mbi tri dekada që i shkojnë mbrapa si kone Sali Berishës duke e përkrahur në çdo marrëzi të tij, duke e brohoritur pas çdo krimi që kryente dhe duke u zgërdhirë pas çdo padrejtësie të tij, u shfaqën vrullshëm në mediat e panumërta shqiptare duke bërë avokatin për ta larë nga krimet.salihu pranon procesin gjygjsor por nuk ka bythe te paraqitet dhe ben si Beni ecen vete dhe thote nuk do shkoj,njeriu qe nuk e ka njohur kushtetuten dhe ka votuar kunder,kur spak e coi nga gjumi na ben trimoshin me mendesi shpellkari

  11. Po normale fare kjo, nuk ka diskutim. Shiko Sali Berishën, ish kryeministër, ish-president me 17 kulla në mes të Tiranës, vilë luksoze në Lalëz. Dhe këto janë vetëm këta që kanë dalë tani, hajde gjejua funding pasurisë së tij.

  12. Prokuroria ja kërkon gjykatës, gjykata jep urdhrin. Në interpretimin tim nuk jemi përpara rastit që cënohet imuniteti, sepse kemi tre masa sigurie. Kontrolli banesës ose fizik, arresti me burg dhe arrest shtëpie. Nuk është asnjë nga këto tre masa. Nuk i është hequr liria Berishës. Këto diskutime nuk bëhen në media, as në rrugë as në selinë e PD-së. Berisha është njeriu i fundit që interesohet për kushtetutën”,

  13. Dumbabistët mund të pranojnë gjithçka, por jo t’iu preket Baba. Ata shfaqen pasionantë në rolin e avokatit megjithëse s’marrin vesh nga ligjet dhe as nga e drejta. Ata njohin “të drejtën” politike, por jo atë ligjore. Për ta, Baba ka gjithmonë të drejtë. Edhe kur nuk ka, ai përsëri ka të drejtë, edhe kur fyen e shpif ai dëshmon moralin më të lartë, edhe kur rreh, burgos apo vret kundërshtarë politikë, mbetet humanisti dhe demokrati më i madh i vendit, edhe kur firmos vendime në shërbim të individëve të veçantë apo kur merr në mbrojtje hapur bashkëpunëtorët e tij më të lartë të akuzuar nga drejtësia për korrupsion, ai mbetet luftëtari më i madh kundër korrupsionit, edhe kur zëvendëson gjyqtarët e prokurorët me diplomë universiteti me kursantët gjashtë mujor të Plepave ai përsëri dëshmon përkushtim për drejtësi, edhe kur refuzon të paraqitet para organeve të drejtësisë është sërish në të drejtën e vet.

  14. Gjunkshi i gatshëm për t’u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.
    Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës. Pa kaluar 24 orë, Gjunkshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.

  15. Unë e kuptoj diskursin e zt.Berisha pas gjyqi që ai ka bërë ndaj kundërshtarëve kanë qenë gjyqe politike. Më kujtohet si përdori gjyqi e lustracionit për të hequr kundërshtarët politikë. Gjithmonë i ka përdorur ligjet, gjykatat për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe mbase është e vetmja rrugë që ai njeh”, shtoi

  16. Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime vajzës së Argita Berishës se ku i gjeti babai yt 320 mijë euro që t’i dha ty!

  17. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike pluralë për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta.

    1. Antikomunizmi i kësaj shpure politike pa din e iman, i shfaqur me rrëmbim në momentet kur i ashtuquajturi komunizëm pësoi infarkt ekonomik e politik, u provua se ishte dhe mbetet thjesht preteksti dhe mjeti për të arritur pushtet politik dhe ekonomik të pakufizuar. Nën parullat dhe thirrjet antikomuniste i vunë zjarrin Shqipërisë në vitet ’90, zaptuan, dogjën e shkatërruan shumicën e pronës së përbashkët të shqiptarëve, sulmuan me dhunë dhe pushtuan institucionet qendrore shtetërore, dogjën komisariate policie dhe shpërndanë armët në vitin 1997 në shërbim të luftës imagjinare Veri-Jug, manipuluan e dhunuan procese zgjedhore, vranë njerëz për të marrë pushtetin por edhe për ta mbajtur atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *