• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Shi dhe stuhi të forta ere

Lajme, Të fundit
moti



Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në qarkun e Korçës.

Kjo situatë e motit të paqëndrueshëm mbetet deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin, ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore. Për sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëve të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Po ashtu orët e pasdites dhe mbrëmjes do të mbeten në të gjithë republikën e MV nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Europa

Mbetet me vranësira dhe mini stuhi ere e breshëri gadishulli Skandinav si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë pjesërisht Ballkanin si edhe brigjet e Egjeut ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqiten Europa juglindore, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës qendrore ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24 orëshit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *