• |
ide | kryesore

Merr flakë një fabrikë mobiljesh në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarri, Flakët janë ende aktive dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.



Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier.

Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.

4 mjete zjarrfikese të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.

Ndërkohë rreth 50 punetorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerin prej ambienteve të paperfshira nga flaket bazën materiale.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *