• |
ide | kryesore

SPAK urdhëron shoqërimin e zyrtarit të Urbanistikës në bashkinë e Sarandës

Lajme, Të fundit



Një zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikës së bashkisë Sarandë u shoqërua mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të iniciuar nga SPAK.

Operacioni është zhvilluar në Ksamil. Ariel Balani, zyrtar i Urbanistikës është shoqëruar si fillim në komisariatin e Sarandës dhe më pas u nis drejt Tiranës. Pritet një komunikim zyrtar në lidhje me shoqërimin e Balani.



1 Comment

  1. Dumbabistët mund të pranojnë gjithçka, por jo t’iu preket Baba. Ata shfaqen pasionantë në rolin e avokatit megjithëse s’marrin vesh nga ligjet dhe as nga e drejta. Ata njohin “të drejtën” politike, por jo atë ligjore. Për ta, Baba ka gjithmonë të drejtë. Edhe kur nuk ka, ai përsëri ka të drejtë, edhe kur fyen e shpif ai dëshmon moralin më të lartë, edhe kur rreh, burgos apo vret kundërshtarë politikë, mbetet humanisti dhe demokrati më i madh i vendit, edhe kur firmos vendime në shërbim të individëve të veçantë apo kur merr në mbrojtje hapur bashkëpunëtorët e tij më të lartë të akuzuar nga drejtësia për korrupsion, ai mbetet luftëtari më i madh kundër korrupsionit, edhe kur zëvendëson gjyqtarët e prokurorët me diplomë universiteti me kursantët gjashtë mujor të Plepave ai përsëri dëshmon përkushtim për drejtësi, edhe kur refuzon të paraqitet para organeve të drejtësisë është sërish në të drejtën e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *