• |
ide | kryesore

Zbardhet buxheti 2024/ 2.8 mld euro për paga e pensione. Investimet publike 1.2 mld euro, koncesionet 136 milionë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit
buxheti



Në total qeveria parashikon të shpenzojë afro 739,7 miliardë lekë vitin e ardhshëm, ose rreth 7 miliard euro, nga të cilat 674,7 ose 6,4 miliardë lekë do të merren nga taksat dhe tatimet. Pjesa tjetër e financimit të buxhetit, rreth 61,2 miliardë lekë ose 600 milion euro do të merret borxh.

Mbajtja e administratës në total do tu kushtojë taksapaguesve 186,2 miliardë lekë, ose plot 1,77 miliardë euro, nga të cilat afro 120 miliardë lekë, ose 1,1 miliardë euro do të jepen për pagat e çdo punonjësi shtetëror. Kurse shpenzimet operative për administratën si zyra, dieta, karburant, udhëtime, kancelari, internet, energji etj, janë llogaritur në 66.2 miliardë lekë, ose 650 milionë euro. Për mbulimin e pensioneve janë llogaritur 178 miliardë lekë, rreth 1,7 miliardë euro.

Ndërkohë deficiti i skemës se pensioneve është 36,7 miliardë lekë, ose 360 milionë euro, çka do të thotë se ketë shumë qeveria do ta marrë nga taksat për t’ia kaluar pensionistëve. Edhe bonusi dhe indeksimi i pensioneve do të mbulohet nga taksat në një vlerë gati 80 milion euro. Kurse për shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2024 janë parashikuar në masën 58 miliardë lekë, ose 570 milionë euro. Për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar qeveria do të paguaj 26.2 miliardë lekë. Financimi i bashkive nga qeveria është parashikuar në rreth 71 miliardë lekë, ose 670 milionë euro, ndërsa investimet publike të qeverisë për vitin e ardhshëm janë planifikuar në 128.5 miliardë lekë, ose 1,2 miliardë euro. Nga ana tjetër Rreth 14.3 miliardë lekë, ose 136 milionë euro, para publike të qytetarëve shqiptare do të shkojnë për financimin e 11 kontratave koncesinare/PPP, duke përfshirë edhe ato në hetim nga SPAK si inceneratrori i Tiranës apo koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale në shëndetësi.



6 Comments

  1. E thene shkurt kete vit qeveria do marre edhe 600 milione Euro te tjera borxh, do vjedhe rreth 1.4 miliarde Euro dhe nuk do beje asgje si edhe vitet e tjera

  2. Dokumentet/ Anëtari i KK të PD: Paloka me mijëra m2 prona në bregdet, me firmën e Ramës do ndërtohen resorte turistike strategjike,paloka thuthuqi resort strategjin ne spille te Plazhi i Gjeneralit spille,o cecene e shpellkare e kuptoni hallin e ketyre ju,salihu 64 katesh ne qender te tirones paloka ne spille me firmat e rames.shko voto salihun e paloken qe ta kane marre shpirtin qe kur ke lindur o shpellkar

  3. Mallkimet dhe ofshamat e nenave dhe femijve që mbesin jetik të punëtorëve ne Hamburg qe lan kockat si mijra të tjer shqiptar në Europ Angli etjm Ata ikin per buken e gojes juve gjynahet e zullumet ju zencin deri nw brezin e 5.

    PËRGJIGJIUNI

  4. Te rroje cifti I surrelit qe e ka oxhakun dy Metra dhe ngrofen me dru dhe vdekshin pensionistat qe ngrofen me shishe uji AMIN thotë:

    10/100 I KETIJ BUXHETI SHKON NE XHEPAT E EDI RAMES DHE LINDA RAMES PRA O POPOLL GATI 7 MILI A RD LEKE SHKOJNE TEK. OXHAKU I DRUVE TE KRUEHAJDUTIT GLOBAL QE JA NUMURON LINDA DHE I CON NE BANKEN E SAJ PER TI CUAR NEPER OFSHORET MBYLLJA E GOJES SE OPZITES QE MOS TE FLASIN PER HAJDITERINE E KETIJ. CIFTI TE PANGOPUR! PENSIONISTET TE BEJNE GATI SHISHET E UJIT QE TI VENE NE KEMBE DHE BYTHE PER TU MGROHUR NE DIME R DHE TE PIJNE ILACET E SKADUATA TI LUTEN ZOTIT TE MBIJETOJNE SE CIFTI I SURRELIT LUTEN TE VDESIN SA ME SHUME PENSIONISTE !

  5. Oxhaku i Linda Rames eshte I mbrelullushem ! Shyqyr te kenaqen e te ngrohen keta te dy se punojne shume per popullin pastaj Edi jone ka pune dhe ne rang globi e meriton oxhakun duhet te mos na ftofet larg qofte se kush do ti hypi Aeroplanit thotë:

    Uaaa sa te madh e paska oxhakun Linda dash ka kater pese kercunj te trashe mbrenda !Sa qef qe bejne e imagjinoj cfare zjarri i bukur behet dhe cifti netet romantike. I ka me shume ne dimer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *