• |
ide | kryesore

Debati/ A e ka pranuar asocacionin Albin Kurti?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një pyetje që po e dominon prej kohësh debatin politik në Prishtinë dhe Tiranë është ringritur sërish me forcë, tani pas takimit të Albin Kurtit me Makronin Scholzin dhe Melonin: A e ka pranuar Albini asocacionin, pra të famshmen shoqatë të komunave më shumicë serbe të cilën ai dikur e quante me ironi Zajednicë? Ajo është bërë edhe më e fortë pasi kryeministri i Kosovës i tha, sy më sy, lidërëve më të fuqishëm të BE-së se ai qe i gatshëm të firmoste jo vetëm marrëveshjet me Serbinë që u nënshkruan në shkurt dhe në mars të këtij viti, por edhe draft statutin për asocaionin që i lanë në dorë dy javë më parë vendet e QUINT-it. Prandaj dilema shtrohet: A i ka thënë ai po ndërkombëtarëve dhe a është thyer para presionit të tyre? 

 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Po të dëgjosh qeverinë e Tiranës Albin Kurti është thyer. Kryeministri Rama e përgëzoi atë për pranimin e asocacionit dhe njoftoi se do të udhëtonte i paftuar drejt Prishtinës për t’ia dhënë këtë mbështetje.

Ndërsa të premten opozita kosovare e kritikoi ashpër për të njëjtën gjë që Rama e lavdëroi. Në një seancë në kuvendin e Kosovës partitë më të mëdha rivale, PDK dhe LDK e akuzuan se ai e ka pranuar atë për të cilën betohej se nuk do të thoshte kurrë “PO”. “O Albin o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim, ti ke bë pranim”- i tha kreu i partisë së Hashim Thacit, Memli Krasniqi gjatë fjalmit të tij.

Kreu i PDK-së shtoi se gjatë takimit me Makronin Scholzin dhe Melonin në 26 tetor Kurti e ka përmbysur karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“Ti 20 minuta fole për takimin në Bruksel që ka zgjat 19 minuta. Po ata a kanë folë. A të kanë rreh shuplaka si këta këtu a? Ky aty s’ka folë ma shumë se 3 minuta. S’ke pas kohë me iu kallxu atyre kësi pallavra. Për 19 minuta ke pranu krejt çka të kanë thënë. Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel- ”, ka thënë kreu i PDK-së Krasniqi.

Edhe lideri i rugovistëve, Lumir Abdixhiku nuk ka qenë më pak i ashpër gjatë seancës 9 orëshe parlamentare.
“Pra do të pranojë Statutin e Asociacionit, që shumica e sotme i ka dhënë dikur emrin Zajednicë. Përkundër refuzimit të vazhdueshëm nga atëherë se ky pranim po ndodhte, Statuti i Asociacion na vije çuditërisht një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë”, ka thënë Abdixhiku.

Në fakt për të shpëtuar nga kjo trysni, ku disa e lavdërojnë se ka pranuar asocacionin dhe të tjerë e kritikojnë pi për këtë, Albin Kurti duket se po përdor një gjuhë të dyfishtë. Ai ngjan se ka zgjedhur të thotë “PO” në Bruksel dhe “JO” në Kosovë. Dhe për ta bërë të besueshme këtë kotradiktë ai ka gjetur një artific: unë jam i gatshëm që të nënshkruaj të gjitha marëveshjet me ndërkombëtarët, përfshi edhe asocacionin, me kusht që këtë gjë ta bëjë edhe pala tjetër, pra dhe presidenti Vuçiç, këmbëngul ai. “S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju ibtha aindeputetëve duke vazhduar: Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse presidenti serb nuknka pranuar ta firmosë, s’ka nënshkrim e për rjedhojë s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim.  Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”, tha kryeministri.

Pra ai e sqaroi qartë se deri sa dokumenti nuk nëshkruhet nga Serbia, ai nuk do pranohet e për rredhim as nuk do zbatohet. Kryeministri i Kosovës duket se nuk do as të prishë urat me ndërkomëtarët të cilëve i thotë se unë e firmos po e bëri këtë gjë dhe Vuçiçi, as do të fillojë realisht vënjen në jetë të Zajednicës. Sepse ndonëse Kurti pretendon që draft propozimi i tanishëm për të cilin ai ka thënë OK para ndërkombëtarëve, nuk është Zajednicë dhe është shumë më i favorshën se ai që nënshkruan Isa Mustafa apo Thaçi, ai nuk është më i miri i mundshëm sipas tij: “Ajo që ata kanë sjellë, nuk është ajo që do ta shkruaja unë. Shkrimi i tij është bërë me më shumë kujdes për germën e Kushtetutës se sa për frymën e saj” , tha ai.

Por përtej këtyre lojrave flalësh me rimë, se “pa nënshkrim, nuk ka pranim” një gjë duket qartë, as ata në Tiranë që e lavdërojnë që ka pranuar asocacionin, as ata në Prishtinë që e kritikojnë për të njëjtën gjë, për momentin duket se nuk kanë të drejtë. Me Albin Kurtin në krye të dialogut, në rastin më të mirë themelimi i asocacionit të komunave më shumicë serbe është një vegim shumë i largët. Dhe këtë lojë të të thënit “po” që nenkupton rrefuzim kanë filluar ta nuhasin dhe negociatorët ndërkombëtarë.

“Ndërsa ne e pranojmë interesin e Kryeministrit Kurti për të pasur një nënshkrim, mendojmë se është shumë më pak e rëndësishme sesa rëndësia aktuale që të ecim përpara me zbatimin e plotë dhe të plotë të të gjitha detyrimeve të marrëveshjes nga të dyja palët…Mund t’ju jap lista të marrëveshjeve të tjera që nuk janë nënshkruar domosdoshmërish, por që janë ligjërisht të detyrueshme, përfshirë në procesin e dialogut”, ka thënë pas qëndrimeve të Kurtit në parlament, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier.

©Lapsi.al

 

 



11 Comments

  1. Qeveria shqiptare e princ Vidit e Veriepirotet me ndihmen e bajonetave greke kane bere nje marveshje ne vitin 1914 ne Korfuz. Ku verioepirotet kishte gati autonomi te plote nga shteti shqiptar. Dini gje te flitet sot per kete protokoll qe i merte Shqiperine gati gjysmen e teritorit? Pse te mos kete fatin e protokollit te Korfuzit dhe zajednica?

  2. Hi, hi, hi, hi qeshi plaku Mere.

    Hi, hi, hi, hi… Ikni, ikni, ikni, hë ç’prisni? Ikni edhe juve!
    E po jo thoshte Bushati.
    Albin Kurti asht p.çkë dhie.
    Epo harrove o Bushat se Edvin Rama asht kar cjapi.
    Hi, hi, hi, hi. Bën vaki edhe sun hi.

  3. Marreveshjet e fshehta per shkembim territori, si dhe ajo e demarkacionit me Malin e Zi, te bera nga ata qe sot jane opozite ne Kosove, nuk kane qene kaq te debatuara e nuk kane ngazellyer kaq shume politikanet apo tellallet e tyre tej e ketej kufiri.

    Kosova nuk eshte tepsi bakllavaje dhe trajtimin i se ardhmes se saj dhe paqes ne Ballkan nuk mund te jeté nje tjeter deshtim i Perendimit

    Mbetet vetem qe shqiptaret te mos japin nje tjeter rast per serbet qe historikisht perdorin tezen se ” shqiptaret nuk dîne te bejne shtet”…

  4. Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë.

    “Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes.O bushat dhe ti e pranon qe albini e ka firmosur,por si albini ashtu edhe ti hajde lozim pak.albini e ka pranuar dhe firmosur marveshjen por nuk del hapur sepse po mbeshtet vucicin ne zgjedhjet ne serbi,loja vazhdon albini ne pushtet vucic fiton zgjedhjet,te dy te lumtur.

    1. Po pse te mos jete i lumtur Rama, vellai i Vuçiç, qe na rokanisi trute me Ballkanin E Hapur?

      A donin pikerisht nenshkrimin e marreveshjes qe ofronin aleatet Rama dhe opozita kosovare?

      Qeveria Kurti, opozita kosovare, Rama, gjithe faktori politik e qytetar shqiptar duhet te ishin bashke, me te njejtin qendrim mbeshtetes ndaj Kosoves, duke biseduar me njeri_tjetrin, duke vleresuar te gjitha opsionet ne interes te Kosoves.

      Sikur te mos mjaftonin sanksionet e padrejta ndaj Kosoves, oburra Rama ti jepte nje grusht, oburra kundershtaret e Kurtit.

      E ardhmja e Kosoves nuk eshte objektiv partish e liderash qe presin te kapin gafil njeri_tjetrin e as gare protagonizmi e inatesh individuale.

      Lideret ikin, kombi mbetet.

  5. Me të njëjtën retorikë bombastiko-demonizuese të kundërshtarit politik ka djegur mandatet, bojkotuar zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe ndërmarrë valën e protestave deri me moltovë, në kufijtë e konsiderimit të saj si organizatë e dhunshme nga partneret perëndimore.

    Çfarë ka fituar? Të gjithë e dinë tani. Asgjë.Rama e Albini jane bashke por kjo varet nga ty sa kupton,ne fund albini ka firmosur,kjo tregon gjithcka,albini nuk i thote me Zajednica,nuk eshte pak.

  6. ata nuk dinë ç’të bëjnë me jetën e tyre që u ka ikur 32 vite kot pas këtij njeriu fals, që i u është shitur për i ndershëm dhe po gjykohet për 17 kulla, (të tetëmbëdhjetën e ka në proces), u është shitur trim e shkon si lepur, u është shitur burrë shteti dhe sillet si anëtar i Intifadës, u është shitur si i paprekshëm dhe përgjërohet gjithë ditën mos ta marrin as në pyetje.

    Pikëpyetja e vetme është se çfarë ndodh me këta njerëz po shkoi.

  7. Nese vertet jane bashke dhe Albini nuk i thote me Zajednica eshte merite e Rames,
    te kerkoj ndjese kur te bindem.

    Qe ata jane bashke duhet ta di opozita Kosovare nje pjese te se cileve Rama i ka vellezer e mos ti bien tavolinave kot.
    Deri atehere na lere ne dyshimet e bindjet qe sjellja prej protagonisti, (ne rastin me te mire) e Rames ka krijuar ne mendjet e nje pjese te shqiptareve.
    Pastaj se cfare permban marreveshja,
    te cilen edhe Rama e pershendeti, e cfare asocacioni do sjell per Kosoven ja leme kohes.
    Duke shpresuar qe edhe pse shtet me breket neper kembe, Kosova nen presion te mos i kete hequr breket fare.

  8. Ndoqa dje dy intervista me dy serbë, njeri avokat e tjetri politikan opozitar me qeverinë e Vuçiçit.
    Në diskursin e tyre ata ishin shumë më realistë e objektivë në zgjidhjen e konfliktit Serbi-Kosovë, sesa “lideri global ” Rama e disa dipllomatë europianë apo amerikanë.
    Po veçoj nga mendimet e tyre realiste, vetëm njerin prej tyre.
    Që të dy drejtonin pyetjen, si mund të kërkojë dipllomacia perëndimore vendosjen e “normalitetit” në mardhëniet Serbi- Kosovë, kur Kosovës i kërkohet të ngrejë “asociacione” të komunave me shumicë serbë me varësi serbe, në një kohë kur presidenti serb Vuçiç deklaron se mbështet politikën ruse në Ukrainë dhe se ai nuk do ta njohë “deri në vdekje” një shtet të pamvarur të Kosovës ?

  9. para burgosjes së tij, opozita në Tiranë dhe opozita në Prishtinë e sulmuan kaq ashpër, kaq fort dhe rrëmujshëm, sa që askush nuk do e kishte besuar se këto akuza vinin nga figura poliike shqiptare.

    Berisha dukej sikur kishte lexuar rrjesht për rrjesht raportin e Dick Martyt, ndoshta edhe në të njëjtën kohë apo para tij. Akuzat për vrasjen e militantëve të LDK-së u bënë aq hapur, sa kishte ndodhur vetëm në faqet e shtypit beogradas. Bile atij ultra nacionalist.

  10. Berisha me këtë çështje është i humbur, unë e shoh të humbur. E kam lexuar dosjen me shumë kujdes. Janë treguar të kursyer kur e kanë akuzuar vetëm me dy klauzola, pra, dy shkelje penale, ka edhe të tjera atje, ka falsifikime. Akuza mund të rëndohet. Ai nuk sheh zgjidhje nga ana juridike, ai vetë, fëmijët e tij që i ka juristë, shohin që nuk ka zgjidhje juridike, shohin që pozita e tij do të rëndohet. Këtë e tregoi edhe ortsku i dhëndrit të tij të cilit i kishte ikur goja sot. Unë mendoj se ai nuk ka zgjidhje tjetër”Ky albini nuk ka as burreri te pranoj qe,po e ka firmosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *