• |
ide | kryesore

Babai i Angelina Jolie kundër deklaratës së saj: Jam i zhgënjyer

Paparazzi, Slider



Së fundmi Angelina Jolie tregoi mbështetjen e saj për Palestinën dhe dënoi fushatën e bombardimeve të Izraelit mbi Gazën , i cili ka vrarë mbi 10,000 njerëz sipas burimeve të ndryshme, duke ndërprerë gjithashtu ujin, ushqimin, energjinë elektrike dhe furnizimet mjekësore nga popullata civile.

Kjo shkaktoi polemika pasi postimi u konsiderua antisemit dhe ajo u akuzua për miratimin e sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, ndërsa tani babai i saj John Voight kritikoi aktoren për deklaratat.

Voight postoi një video në mediat sociale duke pretenduar se ajo nuk ka infromacion për situatën që po shpaloset në Lindjen e Mesme.

Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjera, nuk e kupton nderin e Zotit, të vërtetat e Zotit. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e historisë së tokës së Zotit, Tokës së Shenjtë, tokës së Judenjve. Ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e tyre, popullin. Kjo është luftë. Nuk do të jetë ajo që mendon e majta; nuk mund të jetë civile tani.

Angelina dhe Jon nuk kanë një raport të mirë, pasi Voight thuhet se tradhtoi nënën e Angelina, Marcheline Bertrand, me një aktore.

Ikona dikur e kundërkulturës gjatë viteve 1960, duke protestuar në mënyrë aktive kundër Luftës së Vietnamit dhe duke mbështetur lëvizjet e majta jashtë vendit, Jon Voight ka përqafuar pikëpamjet e ekstremit të djathtë gjatë viteve të fundit të jetës së tij, duke mbështetur Donald Trump dhe duke pretenduar se Joe Biden gënjeu për votat gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020./Lapsi.al

Marrë nga: Marca



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *