• |
ide | kryesore

“La Repubblica”: Pse marrëveshja Rama – Meloni mund të jetë blof

Arkiva, Lajme, Të fundit
la repubblica



Nga pranvera e ardhshme pritet një vajtje-ardhje të anijeve mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo, nëse vihet në zbatim marrëveshja që kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama firmosën për krijimin e një qendre për të pritur emigrantët e shpëtuar në Mesdhe prej anijeve italiane. Gazeta italiane “La Repubblica”, në një shkrim të saj të gjatë thotë se nuk është çudi që e gjithë kjo të jetë një blof.

Gazeta shkruan se në bazë të marrëveshjes, azilkërkuesit duhet të kryejnë procedura të përshpejtuara për maksimumin 30 ditë. E gjithë procedura është marrë përsipër nga Italia që duhet të dërgojë në Shëngjin të gjithë stafin teknik, avokatët, gjyqtarët dhe zyrtarët që do përfshihen në procedura. Gazeta është munduar që të shpjegojë hap pas hapi procedurat që sipas asaj që është shkruar në letër mund të mos jetë aq e thjeshtë.

Shpëtimi

Kur një automjet ushtarak italian thirret për të shpëtuar një varkë emigrantësh, padyshim që do të duhet marrë në bordin e saj të gjithë pasagjerët e asaj varke. Në anijen ushtarake nuk do të bëhet asnjë klasifikim i emigrantëve dhe asnjë identifikim paraprak. Në Shqipëri do të sillen vetëm meshkuj të rritur. Kjo do të thotë se anija ushtarake italiane, direkt nga vendi i shpëtimit, duhet të niset drejt Shqipërisë ku do të zbresin vetëm burrat. Gratë, të miturit dhe personat vulnerabël do të duhet të qëndrojnë në bord dhe për këtë arsye do të dërgohen menjëherë në Itali. Dhe ky është udhëtimi i parë.

Identifikimi

Në portin e Shëngjinit do të zhvillohen procedurat e identifikimit dhe foto-etiketimit të emigrantëve. Aty do të konstatohen kombësitë dhe do të mblidhen kërkesat për azil dhe për këtë arsye do të bëhet një dallim midis atyre që vijnë nga një vend i konsideruar i sigurt (që sipas ligjeve italiane mund ta ndalohen të kryejnë procedura të përshpejtuara kufitare dhe kryejnë një riatdhesim të mundshëm) dhe atyre që vijnë nga vende të pasigurta. Këta të fundit, nuk mund të ndalohen të kërkojnë azil. Edhe këta, sipas marrëveshjes, nuk mund të qëndrojnë në tokën shqiptare dhe për këtë arsye Italia do t’i marrë menjëherë matanë detit ku kërkesa e tyre për azil do të trajtohet sipas procedurave të zakonshme. Dhe ky është udhëtimi i dytë.

Paraburgimi

Ata që në vend të kësaj do të ndalohen, do të duhet të kalojnë procesin e procedurave të përshpejtuara kufitare, ndaj do të duhet një urdhër i një komisariati të policisë (ndoshta ai në Bari), por vendimi do të duhet të merret në prani të një avokati mbrojtës (ndoshta nga gjykata e Barit) dhe të pritet që akti të marrë vulën nga një gjyqtar (në Bari?) i cili gjithashtu mund të kërkojë të dëgjojë pretendimet e emigrantit. Prandaj, për çdo urdhër ndalimi, ekziston frika për një udhëtim të ri vajtje-ardhje për personelin italian.

Por çfarë do të ndodhë nëse (siç edhe ka ndodhur deri tani) gjyqtarët nuk e aprovojnë ndalimin e azilkërkuesve të firmosur nga komisari i policisë? Natyrisht, sapo një gjyqtar liron një emigrant, ai duhet të dërgohet menjëherë në Itali. Protokolli i nënshkruar saktëson se asnjë emigrant, në asnjë rrethanë nuk mund të lihet i lirë në territorin shqiptar. Dhe kështu, një tjetër udhëtim.

Riatdhesimi

Për ata që duhet të dëbohen brenda 30 ditëve, siç parashikon procedura, udhëtimi i riatdhesimit në vendin e origjinës duhet të bëhet menjëherë. Këtu është e nevojshme të thuhet se të vetmit që Italia mund të kthejë në shtëpi janë tunizianët, duke qenë se me këtë vend Roma ka një marrëveshje riatdhesimi. Me asnjë vend tjetër Italia nuk është në gjendje t’i hipë në avion refugjatët dhe t’i kthejë mbrapsht. Por emigrantëve që ndodhen në Shqipëri nuk mund t’i jepet urdhri i dëbimit që i kërkon atij të largohet nga vendi brenda 7 ditëve. Fillimisht do të duhet të dërgohet në Itali. Dhe ky pritet të jetë fati i shumicës së emigrantëve që do të sillen në Shqipëri.

Mjafton vetëm një numër. Këtë vit janë gjithsej 4000 emigrantë që Italia ka arritur t’i riatdhesojë dhe nga këta afërsisht 2500 janë tunizianë. Nuk duket se ka ndonjë shenjë se në vitin 2024, Italia do të jetë në gjendje të dërgojë në shtëpi 36 mijë emigrantë që në letër Shqipëria është e gatshme të presë përkohësisht.

Ka edhe disa paqartësi juridike. Këshilli Evropian për Refugjatët dhe Emigrantët, ECRE, shprehu shqetësim nëse marrëveshja nuk bie ndesh me të drejtat ndërkombëtare. Sipas ECRE, rrezikohet që të shkelet e drejta ndërkombëtare e detit ku thuhet se “shpëtimi përfshin transportin dhe zbarkimin në vendin më të afërt të sigurt” dhe që sipas saj mbetet thelbësor. “Për momentin nuk është e qartë nëse Shqipëria mund të konsiderohet një “vend i sigurt” për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore” – nënvizon ECRE.

Me pak fjalë, shkruan “La Repubblica” asgjë më shumë se blofi i zakonshëm i politikës së Romës dhe Tiranës. ©Marrë nga La Repubblica, LAPSI.al



12 Comments

  1. EDKARI JU SJELLL KAR ZEZAKU

    COJINI NE FAMILJET E KURVAVE TE RILINDJES TE KTHEHEN NE TURISTE SEKSUALE KETA ZEZAKE

  2. Kazani shqiptar qe citon kazanin italian.

    Kazani qe kumbon!

    Lajmi si argetim!

    Kush eshte poshte zhytet akoma me shume.

    Kush eshte lart abuzon akoma me shume.

    Gjithe fajin e ka nje barishte e qelbur parazite: gruri.

    Pastaj patatja…

    Pastaj revolucioni industrial!

    Kaq shume njerez! Obeze! Diabetike! Kancer! Iktuse! Infrakte!

    Te vdekur te gjalle…

    Ishim me mire kur ishim me keq.

    1. Ik mor kar e qihu atje ku je mesuar.
      Nuk te pelqen pirtali dhe vazhdon e lexon.
      Do te besh opozite?
      Kush je ti, nje i drejte qe lufton padrejtesite?
      Moterqire!

    2. Nuk e thote vetem La Repubblica Jorgo e kane thene te gjithe gazetaret, mere cik me shtruar kur del bllof lideri shtate lart. 😉

  3. Metode per te trembur emigrantet, por prap eshte e shemtuar nje sjellje e tille nga ana e Karrit te madh kryeminister. Asgje nuk dihet si vjen puna ne kete bote qe po shkon drejt luftes se trete boterore, mund te ngelen ketu xaxat dhe italia duke marr njeher Ok mund te zbarkoj lloj llloj plehrash nderkohe qe shqiperine e drejton nje plere!

  4. Po ta degjonte dikush qe nuk e njeh Ramen tek Rette 4 rreth ores 21:00, do krijonte idene e nje lideri demokrat dhe te nje personi te dhimbshem qe e ka shume per zemer qe te vendose paqen dhe mirekuptimin ndermjet njerezve ne gjithe boten dhe te gjithe njerezit e ketij planeti, do duhej t’ia dinin atij per nder çdo te mire qe ofron palneti Toke. Ishte komplet antiteza e persomit qe keqtrajton shqiptaret, gazetaret oooziten e kedo qe i del perpara ne vendin e tij. Ishte krejtesisht e kunderta e atij personi qe shfaqet çdo dite ne tv-te shqiptare. E filloi fjalen e tij duke treguar se ishte ne Paris duke diskutuar me miqte e tij Macron, Scholz e te tjere, per paqen ne Izrael dhe ky ishte preokupimi i tij kryesor, me pas kaloi tek ndihma qe duhej t’i jepnin shqiptaret Italise duke i kthyer borxhin per mikpritjen italiane pas renjes sr komunizmit dhe tha dy gjera qe vetem mendja e Rames dhe e patronazhisteve te tij mund t’i mund t’i prodhojne. Se pari kritikoi Europen qe nuk priste refugjate me ngjyre dhe muslimane nderkohe qe priste ukrainasit e bardhe dhe kristiane, pra nje Europe raciste nderkohe qe ky gjatoshi nuk eshte racist, pavaresisht se si sillet me veriun e vendit dhe me kosovaret. E dyta qe bente pershtypje ishte deklarata se Shqiperia kishte qene nje gulag duke harruar se prinderit dhe gjysherit e tij kishin qene ideatore dhe zbatues ne ndertimin e gulagut ne Shqiperi. Me pas, Rama e kishte mbyllur fjalimin e tij paqedashes nderkohe, nje perfaqesues i te djathtes italiane deklroi se per sa kohe jane ne kamp eshte pergjegjesi e italianeve per t’u kujdesur per refugjatet, por sapo te dalin nga kampi, pergjesia bie mbi autoritetet shqiptare dhe refugjatet mund te benin ç’te donin. Nderkohe u be e qarte se Italia me shumicen e vendeve qe “e furnizojne” me refugjate nuk ka marreveshje per t’i kthyer, keshtuqe pergjegjesia binte mbi Shqiperine. Gazetaret shqiptare do duhej ta ndiqnin kete emision dhe te nxirrnin konkluzione per t’ia bere te ditur shqiptareve se çfare i pret me kete maskara te ndyre qe i qeveris.

    1. Humanizmi i shtirur i Mavive nuk eshte garanci per zbatimin e marreveshjes.

      Kerkojne te manipulojne reagimin kunder kesaj marreveshje me gjoja racizmin ndaj emigranteve.

      Ne te vertete marreveshja ne te vertete eshte antinjerezore.

      Si mund te marresh nga barkat, ti ndash nga familjet sikur te ishin skllever vetem meshkujt mbi 18 vjec dhe t’i sjellesh ne Shqiperi kur ata duan te ikin ne Itali a diku tjeter ne Europe?

      Me parulla humaniste nuk zgjidhen problemet qe nuk ka shance te mos krijohen.

  5. Ka dikush te me thote se perse italianet donin diku ne SHkoder te ndertonin hidroçental berthamor, e tani po afer Shkodres ne Lezhe nje tjeter hidroçental njerzor. Dikur italianet e kishin me Jugun e Shqiperise e tani me Veriun! Ka ndonje gje ne Veri qe ne nuk e dime?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *