• |
ide | kryesore

Edukatorja e kopshtit shtetëror në Elbasan dhunon të miturin që vuan nga Autizmi

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, është zbuluar një rast i rëndë në Elbasan. Forcat blu, bëjnë të ditur se në një kopsht shtetëror, edukatorja me inicialet O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.

Për të kanë nisur hetimet e nevojshme procedurale për të zbardhur rrethanat e rastit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.



2 Comments

  1. “Shqetesimi” se femijet mund te tremben nga kontrolli policor ne intitucionet parashkolore eshte fallsitet dhe hipokrizi.

    Mesojini femijet qe policia eshte miku i tyre dhe duhet ta shohin si mbrojtje, ne menyre qe edhe kur rriten te mos e shohin shtetin e tyre si armik.

    Qytetaria fillon qe ne vitet e para te jetés se njeriut dhe mungesa e saj ne Shqiperi eshte uleritese…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *