• |
ide | kryesore

Dhunimi i 3-vjeçares nga edukatorja/ Kryhet akti i ekspertimit, i dërgohet Prokurorisë së Tiranës

Lajme, Të fundit



Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer aktin e ekspertimit për 3-vjeçaren e cila u dhunua disa ditë më parë nga edukatorja në një kopsht privat në Tiranë. Ekspertimi është kryer më 8 nëntor dhe po ditën e djeshme i është dërguar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës ka vënë në hetim edukatoren Mjalinda Dehima, si edhe 3 policë janë pezulluar nga detyra pasi nuk kanë këqyrur si duhet pamjet e kamerave. Mësohet se ky kopsht ka qenë pa licencë, gjithashtu pronari ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 nënor. Prindërit e vajzës kanë deklaruar se janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00, por dhuna dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.



1 Comment

  1. Per ate gocen qe u perdhunua ne vlore akti i ekspertimit u be me nje jave vonese sepse ishte cuni i dikujt ne loje , ky dikushi kishte nej televizion lokal dhe si i tille i duhet partise ne pushtet per propagande

    Majat qe u rrahen nga rrahjat iu eshte bere 2 here ekspertiza me vonese dhe me gabime

    Por tek rasti i edukatores , nje cope idiote ose kafshe me dy kembe, akti qenka kryer ne kohe rekord!

    Edukatorja po te kishte qene nusja apo vajza , motra e dikujt kushedi kur do behej ekspertiza

    gjeti mjeku ligjur nje kale te ngordhur dhe po i hyn vendce mene fund , fiks si prokurorite qe te denojne me 3 vjet per mnje cigare hashash ama po kalove 10 ton ne magazine denohesh me 10 muaj paraburgim

    shtet kari, cirk i shpif

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *