• |
ide | kryesore

Identifikohen autorët e dhunimit të 3 të rinjve shqiptarë në Mal të Zi

Arkiva, Lajme, Të fundit
mal



Policia malazeze njoftoi se ka identifikuar tre persona të cilët dyshohet se sulmuan 3 të rinj shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës në Mal të Zi. Drejtoria e Policisë ka bërë të ditur se sipas informacioneve të deritanishme, shkak i ngjarjes ka qenë një incident në rrugë.

“Efektivët e policisë janë dërguar në vendngjarje ku kanë konstatuar tre persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur lëndime të dukshme, të cilët më pas janë drejtuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Policët kanë ndërmarrë veprime në kuadër të juridiksionit të tyre për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat persona të lënduar, dhe për të zbardhur ngjarjen. Përveç dëshmive janë marrë edhe pamje video nga kamerat e vëzhgimit nga objektet pranë ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze. Sipas saj shqiptarët po lëviznin me një automjet me targa gjermane.

Të lënduarit nga kjo ngjarje janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Ka sot reaguar edhe policia shqiptare.

Whatsapp Image 2024 01 06 At 19.29.40

“Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimeve të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri. Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjës policie, deri në kufi.

Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth orës 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.

Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se: Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë. Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes.

Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre. Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin ligjor të rastit. Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *