• |
ide | kryesore

SPAK e akuzon për shpërdorim detyre/ Beqja: Nuk do ta ankimoj vendimin

Lajme, Të fundit
sterilizimit, Beqaj



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim të udhëtimit jashtë’, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit. Përmes një postimi në facebook, Beqaj thotë se nuk do ta ankimoj vendimin.

“Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar.

Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar”, shkruan Beqaj.



12 Comments

  1. Asnjë nuk hetohet për vjedhje nga Spaku por kanë gjetur shpërdorim detyre. Shpërdorim detyre me miliona euro që nuk dihet nga kanë shkuar!!

    1. PS nga enveri e Deri ke ramoviq Kan ne gjen hajnin,krimin,..!ripjerdhen Nuk duhet Marr ne pytje fute gjuz se hajdut do Dali…! Po Te kishte njje force .!

  2. Ja ky eshte qendrim burreror e dinjitoz i nje zyrtari te larte, qe ve perpara integritetin e hetimit

    sesa interesat e veta dhe jo vetem nuk e ankimon vendimin dhe jep doreheqjen por edhe do te paraqitet

    para oficerit te policise gjyqesore , ndryshe nga nongrata qe as nuk jep doreheqjen nga depudeti as nuk i

    bindet urdherit te gjyqtares per tu paraqitur dy here ne muaj. Vertet ky ka vjedhur ne bashkepunim

    100 milion euro dhe per Berishen nuk ka asnje fakt apo prove per korrupsion por ama ku ka korrupsion

    me te madh se sa demtimi i integritetit te hetimit qe ben Berisha duke mos u paraqitur para oficeres se

    policise gjyqesore 2 here ne muaj. vetem per kete fakt berisha meriton te burgoset mbi 50 vjet

    ndersa Beqaj qe repekton vendimin e SPAK te lirohet nga ndjekja penale.

  3. O i/e paemer dhe i/e pakallur i ores 16.55, ILAÇETTTTTTTTTTT jo me kokrra por ti duhet ti marresh me serum 48-oresh…..
    Te lajmeroje dikush urgjencen per kete njeri se qenka rende, po rende fare…..

  4. Doemos, siç e kane marreveshjen treshe Beqja-Rama dhe prokuror qelbesira qe Rama donte ta bente shef te SPAK por nuk e lane amerikanet

    1. O Beqe monstra, të bëhet drejtësi e të vihet drejtësia në vend që shkruan ti facebook, duhet jo vetëm të të kalbin ty në burg, po edhe të ti gjejnë e ti sekuestrojnë ato qindra milionë euro që i ke fshehur dhe investuar brenda e jashtë Shqipërisë.
      Nuk kanë pse ta paguajnë shqiptarët 30 mijë lekë dita burgun tënd por ta paguash ti vetë nga milionat që ke vjedhur.
      Ky maskara që del e bën të pafajshmin, edhe sot e kësaj dite, edhe nesër e për aq sa do zgjasë koncensionit, po vazhdon e do vazhdojë të arkëtojë në llogaritë e tij 40 përqind nga të gjitha operacionet që bëhen në spitale.
      3-4 mijë lek kushtonte një sterilizim para Beqes, 30 euro bën në Gjermani, 40 paund kushton Angli kurse Beqja e bëri 240 mijë lek në Shqipëri!!!
      40%, apo 90 euro nga çdo sterilizim veglash,nga çdo operacion, i fut në xhep grupi i strukturuar kriminal i Beqes dhe Ramës.

  5. O Beqe monstra, të bëhet drejtësi e të vihet drejtësia në vend që shkruan ti në facebook, duhet jo vetëm të të kalbin ty në burg, po edhe të ti gjejnë e ti sekuestrojnë ato qindra milionë euro që i ke fshehur dhe investuar brenda e jashtë Shqipërisë.
    Nuk kanë pse ta paguajnë shqiptarët 30 mijë lekë dita burgun tënd por ta paguash ti vetë nga milionat që ke vjedhur.
    Ky maskara që del e bën të pafajshmin, edhe sot e kësaj dite, edhe nesër e për aq sa do zgjasë koncensioni, po vazhdon e do vazhdojë të arkëtojë në llogaritë e tij 40 përqind nga të gjitha operacionet që bëhen në spitale.
    3-4 mijë lek të vjetra kushtonte një sterilizim para Beqes, 30 euro bën në Gjermani, 40 paund kushton Angli kurse Beqja e bëri 240 mijë lek në Shqipëri!!!
    40%, apo 90 euro nga çdo sterilizim veglash,nga çdo operacion, i fut në xhep grupi i strukturuar kriminal i Beqes dhe Ramës.
    E si të mos jetë ky i kënaqur që e ka ujdisur t’ja hedhë me shpërdorim detyre e të mos i hetohet pasuria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *