• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 persona/ Shisnin lëndë narkotike nëpër lagje të Durrësit

Lajme, Të fundit



Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në zona kryesisht me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Vihen në pranga 2 shtetas që shitnin doza cannabisi, në lagje të ndryshme të Kavajës, si dhe mbanin armë të ftohta.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, automjeti që përdorinin të arrestuarit, për shpërdarjen, si dhe 2 shkopinj bejsbolli.

Në vijim të punës së përditshme të Policisë, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, punë e cila kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, goditën një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të këtij qyteti.

Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit S. K., 20 vjeç dhe A. U., 22 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 2 armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *