• |
ide | kryesore

Shpërthim eksplozivi gjatë natës në Laprakë/ Dëmtohet një biznes

Lajme, Të fundit
njeriu



Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Laprakë. Sic njofton policia, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi që ndodhej aty afër.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *