• |
ide | kryesore

Investime në zonat e mbrojtura/ Opozita kundër projekt-ligjit, Tabaku: Ndryshimi për interesat klienteliste të biznesit

Lajme, Të fundit



Projekt-ligji për zonat e mbrojtura, që i hap rrugë investimeve në këto zona ka sjellë kundërshtimin e opozitës. Deputetja e Partisë Demokrate, Jorida Tabaku thotë se ky ligj është porositur dhe hartuar për interesa të biznesit.

“Ky ndryshim i ligjit i porositur edhe qepur qartësisht për interesa biznesi do të lejojë që në zona ndër të tjera si “Syri Kaltër”, “Parku Valbonës” apo edhe “Lumi Egër i Vjosës” të lejohen ndërtime që konsiderohen me interes publik. Nga një ligj që ndalon në përputhje me legjislacionin e BE-së, në një ligj që lejon në përputhje me interesat klienteliste, nga një ligj që rregullon në një ligj që prish tërësisht faunën dhe florën e vendit”, tha Tabaku.

Reagim pati edhe deputetja Ina Zhupa, e cila i kërkoi 12 deputetëve iniciues, të tërhiqen nga nisma, që shkatërron zonat e mbrojtura.

“Qeveria dhe Parlamenti putinian, ndërkohë që kalojnë buxhetin e vjedhjes së taksave të shqiptarëve, ushqejnë, veç oreksit të tyre edhe atë të oligarkëve. Kanë vendosur t’ju ofrojnë më të pasurve dhe të fuqishmëve edhe copat e fundit të territorit shqiptar, zonat e mbrojtura, që ata t’i shfrytëzojnë për resorte dhe fitime të reja”, tha Ina Zhupa.



1 Comment

  1. Po ju te dyja Ina dhe Jori, do na sqaroni…a keni lidhje interesash me Lali Erin dhe qeverine…gojrat e liga thone qe keni shum lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *