• |
ide | kryesore

Ishte në makinë me burrin e fëmijët, kjo është 33-vjeçarja që u vra në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Kjo është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, e cila u vra mbrëmjen e kaluar në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi’.

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me makinë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur. Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.



5 Comments

  1. Arësye mund të jetë nga më të ndryshmet dhe i ngelet autoriteteve ligjzbatuese t’a zbardhin. Problemi që i hoqën familjes gruan e nënën e nuk ka fjalë se si t’a ngushëllosh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *