• |
ide | kryesore

I mori jetën në aksident studentes greke, 16,5 vite burg për shqiptarin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Selanik ka dënuar me 16 vite e 6 muaj burgim 27-vjeçarin shqiptar, i cili përplasi për vdekje studentene greke, Emanuela, 21 vjeç, në 22 nëntor të vitit 2022.

27-vjeçari shqiptar u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata, nënë e 21-vjeçares fatkeqe tha: Sot u dha drjtësi për vdekjen e Emanuelës. Vrasësi u dënua me 16.5 cite burg. Drejtësia bëri punën e vet.

Ndërsa babai i 21 vjeçares tha: Vendimi sigurisht që nuk e kthen fëmijën tonë. Por ne mendojmë se gjykata ka gjykuar, vendosur dhe dënuar vrasësin e fëmijës tonë dhe në të njëjtën kohë u dërgon një mesazh të gjithë të tjerëve që janë atje jashtë që mendojnë se rruga është pistë garash.

Në senacën gjyqësore, e cila u mbajt sot në Selanik, 27-vjeçari tha se i vjen shumë keq për atë që ndodhi. Ai theksoi se momentin e aksidentit fatal po lëvizte me 55 km/h. “Më vjen keq për atë që ndodhi. Ajo doli papritmas para meje, nuk e pashë. I shtypa frenat, por makina lëvizi në drejtim tjetër”, tha shqiptari në gjyq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *