• |
ide | kryesore

Analiza/ “Milionat nga sigurimi”, a është ky motivi që Naim Murseli organizoi vrαsjen e gruas

Lajme, Të fundit
“Milionat nga sigurimi”, a është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas



Opinioni kosovar dhe me gjerë vazhdon të jetë i tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt. Burri i saj, Naim Murseli dyshohet se qëndron prapa kësaj vrasje makabre mbrëmjen e së mërkurës. Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Murseli thuhet se ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të lidhur me rastin. Ish-bashkëshorti dyshohet se ka premtuar 30 mijë euro për Granit Plavën i cili për prokurorinë po konsiderohet si personi që e ka kryer vrasjen. I arrestuar si i dyshuar për përfshirje në rast ka mbetur edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Ish-bashkëshorti dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese. Nga kjo ai mund të jetë inspiruar që të organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij. Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim. Megjithatë, një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.



5 Comments

  1. HANI SYTE FEMRA
    ATA QE JU I QUANI MONSTRA JANE NE FAKT PSIKOPATE
    DHE KA LIBRA PER TI NJOHUR DHE SHPETUAR NGA KETA

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

    NGUSHELLIME FAMILJES

  2. HANI SYTE FEMRA
    ATA QE JU I QUANI MONSTRA JANE NE FAKT PSIKOPATE
    DHE KA LIBRA PER TI NJOHUR DHE SHPETUAR NGA KETA

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

    NGUSHELLIME FAMILJES !

    1. Po pikrisht sigurimi eshte fajtor qe liridona han dheun…! Nese njeni vdes ,gruja apo Burri sigurimi i forte demshperblen miliona…Ky psikopata vrau grun per Te fitu miliona kaq e thjesht,…!!!

  3. Po pikrisht sigurimi eshte fajtor qe liridona han dheun…! Nese njeni vdes ,gruja apo Burri sigurimi i forte demshperblen miliona…Ky psikopata vrau grun per Te fitu miliona kaq e thjesht,…!!!

  4. Varianti sigurimit eshte nje nga hipotezat por mendoj qe tjeter do kete qene motivi. Cilido qofte motivi eshte nje ngjarje e rende dhe paburreri e ketij turishtrembetit qe paska qene dhe keshillkar i Bagjetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *