• |
ide | kryesore

Aksident në Përrenjas, gjashtë persona të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përrenjas. Si rezultat i përplasjes gjashtë persona janë plagosur. Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta. Aksidenti mendohet se ka ardhur pasi një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes. Makina është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *