• |
ide | kryesore

BE akuza Izraelit dhe kritika SHBA për veton në Këshillin e Sigurimit

Arkiva, Planet
Borrell, BE



Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, akuzoi Izraelin se injoron thirrjet e partnerëve si ç’është Bashkimi Europian.

“Në takimin e G7 ne thamë ndër të tjera, se Izraeli nuk duhet të përdorë në jug të Gazës të njëjtat taktika që përdori në veri,” tha Borrell në kuadrin e një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel duke ju referuar bisedimeve të G7. Bombardimet tani po vazhdojnë me një intensitet të jashtëzakonshëm. “Pra e njëjta gjë, nëse jo më keq” – tha Borrelli.

Borrelli kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara, të cilat së fundi vunë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju-Jork veton ndaj thirrjes për një armëpushim të ri humanitar për Rripin e Gazës.Kryediplomati i BE-së tha se ky vendim është për të të ardhur keq.

Në fokus edhe kolonët ekstremistë izraelitë

Në takimin e ministrave të Jashtëm u diskutua edhe çështja, nëse kolonëve ekstremistë izraelitë duhet t’u ndalohet hyrja në BE. Borrelli tha pas takimit se do t’u paraqisë një propozim shteteve të BE-së bazuar në modelin e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara vendosën javën e kaluar sanksione për viza ndaj kolonëve hebrenj që kryejnë akte dhune kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar. SHBA dëshiron t’i refuzojë hyrjen kujtdo që “minon paqen, sigurinë ose stabilitetin në Bregun Perëndimor”.

Në të njëjtën kohë ministrat e Jashtëm diskutuan dhe shqyrtuan edhe nëse mund të forcohen më tej masat ndëshkuese kundër organizatës militante islamike palestineze Hamas. BE-ja e ka vendosur tashmë komandantin e krahut të armatosur të Hamasit, Mohammed Deif dhe zëvendësin e tij Marwan Issa në listën e saj të terrorizmit. Të dy konsiderohen si planifikuesit e masakrës më të rëndë në historinë e Izraelit, në të cilën terroristët e Hamasit vranë më shumë se 1200 vetë dhe rrëmbyen si pengje në Rripin e Gazës rreth 240 persona. Izraeli u përgjigj me sulme masive ajrore dhe që nga fundi i tetorit me një ofensivë tokësore. Hamasi konsiderohet si organizatë terroriste nga Izraeli, Gjermania, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete arabe. /dw



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *