• |
ide | kryesore

Lajmi me burimet e SPAK/ Policia kontrollon shtëpinë e gazetarit Elton Qyno

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e gazetarit Elton Qyno pasi një nga prokurorët e SPAK është tërbuar që i ka dalë në publik një pjesë nga dosja hetimore për përgjimet e Nuredin Dumanit. Ndërkohë që gazetari praktikisht është marrë peng nga SPAK, dy policë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në redaksinë e Ora Neës dhe presin që gazetari t’u tregojë kodet për hapen e kompjuterit të tij.

Gazetari Elton Qyno ishte paralajmëruar nga SPAK për nxjerrjen e detajeve nga rrëfimi i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe javët e fundit ai ka publikuar një seri lajmesh në lidhje me bisedat e Dumanit në aplikacionin SKY.

Për këtë arsye prokurori ka marrë një vendim gjykate që i dha të drejtë t’i kontrollojë shtëpinë dhe redaksinë e Ora Neës.

Prokuroria dhe gjykatat edhe më parë kanë pasur ankesa për lajme të ndryshme, por kjo është hera e parë që shtëpia e një gazetari kontrollohet nga policia me urdhër të gjykatës.

Në rastin e databazës së patronazhistëve SPAK tentoi të sekuestronte celularët dhe kompjuterat e gazetarëve të Lapsi.al, por u tërhoq pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut.



6 Comments

  1. Berisha në këto momente ka nevojë ose për njerëz që janë me të, ose për kundërshtarë si SPAK. Nuk ka nevojë për ndërmjetës që shfrytëzojnë vendimin e SPAK dhe i vënë kushte qeverisë për të shitur Berishën.

    Ndaj Bardhi e ka më lehtë të thotë ne do votojmë kundër Berishës, ose kundër SPAK, dhe të jetë i nderuar me Berishën. Kurse kjo që kërkon pazar nga Rama për të shitur Berishën, e armiqëson dhe me Berishën, dhe me parimet e një opozitari, që nga një anë kërkon të luftohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër ka opsion mbrojtjen me votë të hajdutëve në shkëmbim të një pazari.Me vendim gjykate cfare ka per tu habitur ketu,kujtoni salihun kur digjte redaksite,kur salihu sulmonte bolinon,gjykata e ka denuar salihun ne perballjen me bolinon

  2. Ky eshte skandal i skandaleve, deskretitim i organeve ligj zbatuese qe trgon qartazi se demokracia po venitet nga dita ne dite, dhe po vertetohet me qartazi se pushteti eshte ne dore te njishit, e me e keqia, vepruesit e zbatuesit e metodave fashiste jane ish, e kodoshet e tyre qe kane kapur pushtetin .Ky pushtet, nuk ka te drejte me te fshihet pas demokracise kur ka shkelur ligjet e rregullat e shtetit demokratik , Menyra e kllounimit, me te drejtat e zbatimit te demokracise jane larg me njera tjetren.Ky pushtet ska asgje me me lirite e demokracive, andaj largimi e ndrimi i monedhave te trasheguara, domosdoshmerisht, me pak sakrifice nga populli duhen rrezuar, qe te mos na perseriten.Populli duhet ta kuptoi, veproi, ta rrezoi kete maskarallek trashegimtaresh.

  3. Keto i quan ridhjerja arritje e fitore, sepse po i terheq ai litari qe la mbi varr katili, e keta pasardhes e trashgimtare po ia plotwsojne amanetin, me te njejtin monedhe si ne kohen w tije.Andaj mos i shihni gunen, shihini punen, se si e kane nisur, e kane bitisur, kjo rrace opingaresh, bajgaxhinjte morrash te kuq, e paskan veshtire te shprehen e jetojne ne demokraci.Cdo gje e kane te fshehur e maskuar, nga brenda jane po ata, shalqi te kuq te partise se origjines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *