• |
ide | kryesore

Reshjet e borës/ Probleme në fshatrat e thellë në Kukës e Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Theth



Ndalimi i reshjeve të dëborës ka sjelle uljen e temperaturave, duke shkuar gjatë natës deri në minus 8 gradë celsius.

Probleme me energjinë ka pasur në fshatra të thellë të Kukësit, ndërsa për drejtuesit e mjeteve këshillohet përdorimi i zinxhirëve në akset nacionale që të çojnë në Korçë dhe në Shkodër.

Bora ka pushuar në të gjithë vendin, por janë ulur ndjeshëm temperaturat. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës dhe në mëngjes reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -8 °C në zonat malore.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Në bashkinë e Hasit, rrugët rurale janë të kalueshme, përveç akseve Cahanj-Dajç dhe Cahan-Kishaj ku vazhdon puna për hapjen e tyre. Në bashkinë e Tropojës, nuk raportohet asnjë problematikë me qarkullimin.Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Lagjes Gostil, Njësia Administrative Qendër Kukës, fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj, fshatrat Nikoliq dhe Vlahen, Nj.Ad Golaj në Has, Njësia.Ad Lekbibaj, fshati Kasaj dhe Padesh Njësia.Ad Tropojë e vjetër.

Situata është përmiresuar edhe në Korçë. Reshjet e borës janë ndërprere, ndërsa vijojnë të jenë të ulëta temperature,m ku gjatë natës termometri ka shënuar -5 gradë.

Në këtë qark, akset nacionale dhe ato turistike janë qarkullueshem normalisht.

Ndërkaq, rruget rurale janë të kalueshme me zinxhirë.

Ne akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamare, Tamare- Vermosh dhe Boge-Theth nuk ka reshje. Po punohet ne kriposje te rrugeve. Ndërkohë që për shkak të erërave të forta, ka ndërpreje të energjisë elektrike në disa zona në Shkodër, Pukë, Fushë Arrës, Vaun e Dejës, e Velipojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *