• |
ide | kryesore

Kuvendi po diskuton arrestimin/ Berisha në protestë: Nuk pranoj poshtërim publik!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu edhe siç ishte njoftuar, ish-kryeministri, Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe i është bashkuar protestës së thirrur nga vetë ai, para Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë, Këshilli i Mandateve ka nisur punën për të dëgjuar avokatët dhe prokurorët që kërkojnë arrestimin e tij.

Ish-kryeministri e konsideron aktin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë si një poshtërim të Parlamentit.

“Prokurorët e SPAK, sipas tij, paraqiten në Parlament me urdhër politik, ndërsa kërkojnë të rishkruajnë Kushtetutën, gjë që sipas tij, “mund ta bëjë vetëm Parlamenti dhe sovrani me referendum.”

Në një konferencë për mediat, ai tha se nuk mund të ndodhej në një komision të tillë për të pranuar një “poshtërim publik”.

Sali Berisha: Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit.

Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij.
Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë.

Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.

Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie.
Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare.

Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament.



2 Comments

  1. “Protesting in Tirana for property rights and against the corrupted government of Albania”

    YouTube tittle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *