• |
ide | kryesore

Emrat/ Anëtarët e Këshillit të Mandateve që mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Berishës

Lajme, Të fundit



Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për imunitetin e Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’. Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Ky këshill nuk voton, por brenda 2 javëve përgatit një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi për Sali Berishën dhe më tej i përcillet Kuvendit për votim të hapur në seancë plenare ku nëse zgjedh, mund të mbajë fjalë vetëm deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin:
Lindita Nikolla, kryetare
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Bledi Çuçi
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi



1 Comment

  1. Biroja e partise sot vendos te denoje sh,,,M, Shehu per shkelje te renda te vijes partise, kete kerkoi populli, dhe vendos partia, dhe ashtu sic do sh, Rama qe armiqte e socializmit qe na sollen ne demokraci, populli si duron, po i denon.Keshtu qe partia e kodosheve te rinj, qendron shkemb graniti ne ballkan, bile edhe me perkrahje nga perendimi.Kjo taktike tinezare e shpifur e vepruar nga falange te ish sigurimit shtetit, me bijte e tyre te kurvit, sot ate enderr demokracie po e degjenerojne cdo dite me forcen e pushtetit e ne deformimin, interpretimin e ligjeve te saj.Kete pra po e bejne ne menyre tinezare mbetjet e horrat e ish kuqaleve morracake qe kane shitur e shesin kombin e shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *