• |
ide | kryesore

SHBA shpall tre “non-grata” të tjerë në Ballkan (EMRAT)

Arkiva, Lajme, Të fundit
DASH, SHBA



Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non-grata” sot tre zyrtarë në rajon, duke vendosur emrat e tyre në listën e zezë të Departamentit të Shtetit.

Lista përfshin nga sot ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva; kryetarin aktual të Karposhit, Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski; dhe ish-kryetarin e Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku pasi sipas DASH ata janë përfshirë në minimin e sundimit të ligjit dhe besimit të publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse.

Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva ishte e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj.

Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht.



7 Comments

  1. Thua qe edhe keta, McGonigal me ato 225 mije dollaret t’i ket fundos ?

    Shkruajna shpejt ndonje artikull rrufe Bushat, qe t’ja çjerresh masken komplotisteve

  2. Merret .e kryezare komunash, ka ra pazari fare, i ia ngel me bo non grata dhe komshiun tim Zenelin qe po minon demokracine e pallatit pasi i ka qr spagun leket e ashensorit!

    Kan ik për lesh me gjithe grata e non grata

    1. Nivel i ulet me kryerar komunash dhe Rama qe bleu FBI eshte burre i ndershem
      Amerikane jeni bere qesharake

  3. Ckuptoni ju qe i meshoni noon grates, mos valle tek ne eshte ulur korrupsioni, droga, vjedhja, mashtrimi, pa drejtesia, perkundrazi, eshte shtuar me vjedhje gjigande, korrupsion gjigand, droge e monedha jashte banke, ekonomi te centralizuar me cmimet, me nji demokraci te copetuar, qe dita dites po degjeneron sepse organet e saje nuk zbatojne ligjin, por komandimin nga tutori, njishi.E ku eshte Amerika e shpreses ne kete vend,,,Nuk egziston, per hire te stabilokracise, interesave personale te grupit SOROIST, qe sot drejton departamentin e shtetit, skemi asnje shprese.E drejte e thote nje proverb jugor,,, Se te jte ky qen ne ate dere, ky femi keshtu do dhjese.

  4. Shpallja nongrata e Sali Berishes pa asnje fakt apo prove por vetem per te demtuar opoziten

    dhe per ti lene fushe le lire per pushtetin e korruptuar te Rames, e ka cvleresuar ne maksimum

    efektin e ketij mekanizmi. natyrisht per personat qe jane percaktuar si nongrata eshte nje goditje

    e rende nga pikepamja praktike por pak kush e beson se keto shpallje nongrata jane bere

    mbi disa kritere te qarta e jo mbi bazen e hamendsimeve apo te lobingjeve sic eshte vertetuar

    qarte ne rastin e Berishes apo ne rastin e MC Gonigal qe merrte para nga oligarku Rus Deripaska

    per te ndikuar ne shpalljen nongrata te nje kundershtari te Deripaskes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *