• |
ide | kryesore

Flet Mirel Mërtiri i inceneratorëve: Njoh politikanë, por jo Ëngjëll Agaçin

Arkiva, Lajme, Të fundit
mërtiri



Mirel Mërtiri, i njohur mediatikisht si pronari i inceneratorëve, foli ekskluzivisht në emisionin “Çim Peka LIVE” për atë që njihet si afera e shekullit. Që në fillim të emisionit ai u pyet nëse është ai pronari i inceneratorëve.

“Unë dua t’ju bëj një pyetje: si është e mundur që në legjislacionin shqiptar, fjala pronar “de facto” nuk ekziston? A mund të më përcaktoni ju se çfarë do të thotë pronar de facto? Që të jesh pronar de facto, duhet të ketë edhe një përshkrim ligjor. Fjala pronar është e mirëcaktuar në legjislacion. Unë sot dhe familja ime, dhe gjithë rrethi im shoqëror, akuzohet për akte dhe veprime të pakryera ndonjëherë nga ne.

Nëse do i marrim të gjithë impiantet me radhë, mund t’u kthej përgjigje për secilin prej tyre. E nisim me Elbasanin. Pozicioni im është shumë i qartë dhe i thjeshtë, familja ime është pronare e përkohshme e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Shoqëria Albtek është në shoqëri, e cila duhej të ekzistonte në administrim të familjes sime vetëm për 7 vjet. Është e përcaktuar qartësisht në kontratë. Në përfundim të vitit të 7, shoqëria dhe kontrata i kalonte në menaxhim shtetit shqiptar, përkatësisht Ministrisë së Energjetikës dhe në vijim, Bashkisë së Elbasanit.

E para nuk është një tender, e dyta nuk është një kompani në pronësi. E treta, shoqëritë që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtij impianti janë me eksperiencë disavjeçare në shtetin italian. Albtek është një kompani në pronësi të familjes sime vetëm përkohësisht. Unë flas sipas kushteve që ka kontrata të përcaktuara” – tha Mërtiri.

Më pas ishte Belind Këlliçi, që e pyeti direkt Mërtirin nëse e njeh Engjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë.

“Të jetosh në Shqipëri, patjetër që do kesh marrëdhënie me politikanë shqiptare sepse është jeta specifike, sepse jemi njerëz, jemi qenie njerëzore. Zoti Këlliçi, ju po i filloni bisedën me emra të përveçëm, gjë që të cilën unë nuk kam për ta bërë sonte. Nuk flas me emra të përveçëm për një arsye.

Nuk është korrekte kur ka hetime të caktuara, të devijuara, nga SPAK kundër familjarëve të mi, nuk mund të ndodhë. Po ju jap përgjigje tani për zotin Agaçi, as nuk e njoh, as nuk e kam takuar dhe as nuk e di se çfarë bën në jetën e tij” – tha Mërtiri. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Berisha nuk njihte baxhanakun, Rama firmos stiven e VKM, kontratave miljardashe pa mbajtuar asnje pergjegjesi tak fak dhe ne presim nga nje hajdut si Mertiri te flase te verteten.

  2. O Ver, spaske haber,,, Cte ka baxhanaku, asgje, pastaj puntor ishte, po ti qekeke sigurims hala, Me Ramen, per hajdut, korruptues, mafioz, drogmen, imoral,kloun politik, mashtrues i klasit larte, cilesi qe ia vlereso bota, dhe e quajne lider, baras me Kimm Jongun etj.Keshtuo Ver llapa , mos i barazo njesoj.Po te jesh nji nga populli duhet me kerku e protestu ndaj qeverive kur te shkelin ne kallo, e jo si keta krimbat spiune patronazhiste bodrumi qe e keqia eshte pushteti i tyre, por i sulen opozites per qefin e maskarait qe kane ne krye.Thirrini mendjes e te bashkohemi qe ketyre kelysheve trashgimtare qe trashegojne genin e katileve te tyre tu tregojme vendin. Ndryshe pranoni kthesen nen sundimin e katileve te rinj.

  3. Mertiri deklaroi se nuk na e njihkerka AGACIN,po me mbleseri a eshte njohur, po firmat e aprovimit per skandalin, fet e fet a i ka firmosur ai me Ramen.Ne kete pushtet nese nuk je me to, nuk doravit, nuk behesh ortak, as mos tu shkoi mendja se kjo bande mendon per popull, por te vjedhin, e vetem vjedhin.Perderi sa nuk ka drejtesi per te tere njesoj , nuk ka rehati ne jeten e perditeshme e zhvillim, Prepotenti, sunduesi pushtetit, eshte diktatori i ri, RAMA, trashegimtar dinjitoz i kriminelit, me lekure deleje, te zeze.

  4. Une jam njeri i lire e neveris Berishen, Ramen, Meten per cfare i kane bere ketij vendi. Po ti qe me ofendon je nje skllav i mjere i i dinastise se Sali Jongut qe do ju lere ne dore te Argites qe as enveri se beri. Ju antikomunistet e Sali komunistit qe as vete nuk dini cfare jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *