• |
ide | kryesore

Aksident në Maliq, burrë e grua mbeten të plagòsur

Arkiva, Lajme
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

Sipas policisë shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *