• |
ide | kryesore

Policia i tregon vendin krìmit në Shkodër: Arreston një grua 50 vjeç si pjesë të një bande krìminale

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia Shkodër



Kur situata në Shkodër nuk ka qenë e qetë, me banda që mbikqyrin zgjedhje e me me vrasje të përmuajshme, policia jonë sot bëri një deklaratë të bujshme.

Arrestoi sot një grua 50 vjeç, për të cilën thotë se bën pjesë në organizatë kriminale.

“Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetase të shpallur në kërkim, banuese në Bullgari, pasi akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.” – thotë mes të tjerash policia që po bën një punë të jashtëzakonshme në Shkodër.

Detaje nga policia: 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër është kapur dhe ndaluar shtetasja bullgare:

I. T.(D.), 50 vjeçe, banuese në Bullgari.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. 3 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.



3 Comments

  1. Po si nuk u vjen turp.. Kjo u ndalua ne Rinas kur po hynte ne Shqiperi. Nuk e di çfare pune “shkencore” ka bere policia e Shkodres për ta kapur kete..🤣🤣🤣
    Apo per ti ngritur supet Taos..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *