• |
ide | kryesore

Historia e rrallë/ Si ushtarët ndalën luftën në front natën e Krishtlindjeve të 1914-ës

Arkiva, Dossier
1914



Gjatë dimrit të zymtë të vitit 1914, mes baltës, gjakut dhe kaosit të Luftës së Parë Botërore, një seri e jashtëzakonshme armëpushimesh ndodhi spontanisht përgjatë Frontit Perëndimor. Në vitet 1960, BBC intervistoi disa nga burrat të cilët, gjatë asaj periudhe të jashtëzakonshme të Krishtlindjesh, vendosën të dorëzonin armët.

Në prag të Krishtlindjes 1914, ushtari Graham Williams, i Brigadës së 5-të të këmbësorisë së Londrës kishte detyrën e rojës. Ai rrinte dhe shihte me ankth nëpër tokën e shkretë të askujt mes tij dhe llogoreve gjermane. Ai kishte duruar tashmë muaj të tërë të dhunës brutale, gjakderdhjes dhe shkatërrimit që karakterizonte Luftën e Parë Botërore. Në këtë moment ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

“Papritur, dritat u ndezën përgjatë llogores gjermane. Mendova se kjo ishte një gjë qesharake. Dhe pastaj gjermanët filluan të këndonin “Stille Nacht, heilige Nacht”. Më doli komplet gjumi. Të gjithë rojet bënë të njëjtën gjë. Të gjithë zgjuan njerëzit e tjerë që të vinin dhe të shihnin këtë dhe çfarë po ndodhte”, kujtoi ai, në emisionin radiofonik BBC Witness History. “Kur ata mbaruan këngën e tyre, ne i duartrokitëm dhe menduam se duhet të hakmerremi në të njëjtën mënyrë. Kështu, ne u përgjigjëm me këngën “Noeli i Parë”.

Është e vështirë të përcaktohet origjina e saktë e armëpushimit të Krishtlindjeve të vitit 1914. Dukej se ai ndodhi spontanisht në vende të shumta përgjatë Frontit Perëndimor. Nuk kishte një armëpushim uniform të Krishtlindjeve, por pati disa ngjarje të lokalizuara. Për disa ushtarë në llogore, ajo zgjati disa orë, në disa zona deri edhe një ditë pas Krishtlinjdes, madje në xhepa të izoluar deri për Vitin e Ri. Ndërsa në disa pjesë të Frontit Perëndimor, nuk fare armëpushim. Rreth 77 ushtarë britanikë u vranë në luftimet e ditës së Krishtlindjes 1914.

A Forgotten Paul McCartney Music Video From 39 Years Ago Reminds Us Of The 1914 Christmas Truce

Për Kol Scott Shepherd, atëherë një oficer i ri që luftonte pranë qytetit Armentières në Francën veriore, duket se gjithçka filloi pothuajse rastësisht. Në agim të mëngjesit të Krishtlindjes, “toka e askujt” ishte e mbuluar nga një mjegull e rëndë. “Mjegulla ishte aq e dendur sa nuk mund ta shihje dorën para teje” – kujton ai kur rrëfeu për BBC-në në 1968 historitë e fushës së betejës.

Ai thotë se në atë situatë u vendos që të përfitohej nga mbulesa e siguruar nga moti për të riparuar llogoret e tyre të shkatërruara. Por teksa ushtarët po punonin duke mbushur thasë me rërë dhe duke u përpjekur të rivendosnin parapetin e hendekut, mjegulla filloi papritmas të shpërndahej.

“U ngrit befas shumë shpejt. Dhe përgjatë kësaj linje ne papritmas pamë gjermanët që bënin saktësisht të njëjtën gjë. Dhe ne pamë njëri-tjetrin për pak kohë dhe më pas një ose dy ushtarë shkuan drejt tyre. Ata u takuan, shtrënguan duart, këmbyen cigare, filluan të bisedojnë. Lufta, për atë moment, u ndal”.

Gjenerali Walter Congreve, i cili drejtonte Brigadën e pushkëve, i shkroi gruas së tij ditën e Krishtlindjes, duke e përshkruar armëpushimin si “një gjendje të jashtëzakonshme”. Për shkak se llogoret ishin shumë afër, ushtarët ishin në gjendje të përshëndesnin njëri – tjetrin.

Christmas Truce of 1914 - Topics on Newspapers.com

“Një gjerman bërtiti se ata donin armëpushim një ditë dhe nëse do të dilte dikush që të merreshin vesh. Me shumë kujdes një nga njerëzit tanë u ngrit mbi parapet dhe pa një gjerman që bënte të njëjtën gjë. Të dy dolën jashtë, pastaj dolën më shumë… Ata ecën së bashku gjatë gjithë ditës duke i dhënë njëri-tjetrit puro dhe duke kënduar këngë” – i shkruante ai gruas së tij.

Armëpushimet u dhanë pak kohë ushtarëve të rimerrnin të vdekurit e tyre nga toka e askujt dhe t’i varrosnin siç duhej shokët e rënë. Burrat që vetëm disa orë më parë ishin përpjekur të vrisnin njëri-tjetrin, shkëmbyen cigare, ushqime dhe suvenire nga shtëpia. Madje, ka raporte se pati edhe lojëra të improvizuara futbolli, me ushtarët që godisnin në hapësirën djerrë midis llogoreve kundërshtare. Kolonel Johannes Niemann, një toger i dytë me Regjimentin e 33-të Sakson, ishte një nga ushtarët që mori pjesë.

“Papritmas erdhi një Tommy me një top futbolli… Dhe më pas filloi një ndeshje futbolli. Ne shënuam golat tanë me gokë. Tommy bëri gjithashtu. Dhe ne patëm shumë goditje. Dhe në fund, gjermanët fituan ndeshjen e futbollit 3-2”.

If only for a day: the Christmas truce match of 1914

Rifillimi i luftës

Asnjë si ky armëpushim nuk do të ndodhte më gjatë Luftës së Parë Botërore. Udhëheqësit ushtarakë, të cilët ishin kapur në befasi nga armëpushimet dhe shoqëria e papritur që lulëzoi gjatë tyre, kishin frikë se do të shkatërronin gatishmërinë e trupave të tyre për të luftuar dhe do të minonin përpjekjet e luftës.

Nga të dyja palët u dhanë urdhra për të ndaluar “vëllazërimin me armikun” duke mos munguar kërcënimet e marshallëve. Oficerëve iu tha të hapnin zjarr mbi ushtarët e armikut që do i afroheshin hendekut dhe gradualisht të shtënat filluan të dëgjoheshin përsëri përgjatë vijës. Lufta rifilloi me brutalitetin e saj dhe tmerret e pamëshirshme u përshkallëzuan. Hidhërimi midis kombeve kundërshtare u thellua. Në Krishtlindjet e ardhshme, u përcaktua që të mos ndaleshin breshëritë e mitralozëve për të mbytur çdo tingull të këngës për të parandaluar përsëritjen e armëpushimeve spontane.

Armëpushimi i Krishtlindjeve i vitit 1914 mund të mos ketë ndryshuar përfundimisht rrjedhën e luftës, por siç thotë historiani Dan Snow në podkastin e BBC-së “Zërat e Luftës së Parë Botërore”, fakti që ndodhi është i mrekullueshëm. “Armëpushimi ishte një ndezje e shkurtër joshëse e njerëzimit individual, në një luftë burokracish, makinerish dhe eksplozivësh të fuqishëm”.

WW1: Christmas Truce of 1914

Dhe kjo pati një ndikim të thellë te këta burra, si Kolonel Scott Shepherd, të cilët e përjetuan atë. Për një moment të shkurtër, ushtarët nga anët e ndryshme e panë njëri-tjetrin si baballarë, vëllezër dhe bij që vetëm dëshironin të shkonin në shtëpi dhe të ktheheshin te njerëzit e dashur, në vend që të vriteshin si armiq pa fytyrë.

“Disa prej tyre flisnin anglisht. Ata më tepër shprehën mospëlqimin e tyre… për të gjithë luftën në fakt. Ata nuk ishin aspak agresivë. Disa prej tyre thanë se kishin qenë në Londër, kishin qenë në Angli. Në fakt, ata dhanë çdo indikacion dhe jam i lumtur që i takova”, – tha ai. ©BBC, LAPSI.al



3 Comments

  1. Jeni 100 vite mbrapa, o llapsi! Kjo histori eshte bere film dhe eshte çfaq ne kinemate nja dhjete vite ma pare. Te pa kulture!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *