• |
ide | kryesore

Mbërrin në Prishtinë ministri i jashtëm britanik, David Cameron

Arkiva, Lajme, Të fundit
david



Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të mërkure për një vizitë në Kosovë. Ai është pritur në aeroport nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Cameron ka mbërritur në Kosovë, në një vizitë 1-ditore, ku do të zhvillojë takim me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. 

Kjo është vizita e parë që ai zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që ai do të vizitojë këtë herë.

David Cameron ka qenë Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 dhe aktualisht ushtron detyrën e Ministrit të Jashtëm. ©LAPSI.al



6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *