• |
ide | kryesore

“The Telegraph”: Vendin e shqiptarëve në gomone e kanë zënë turqit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendin e shqiptarëve e kanë zënë turqit. Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se numri i emigrantëve turq që mbërrijnë në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit është trefishuar gjatë vitit të kaluar. Sipas statistikave, numri i njerëzve nga Turqia që arritën në Mbretërinë e Bashkuar u rrit nga 1 127 në 2022 në 3 060 vitin e kaluar, duke e bërë Turqinë vendin e tretë më të madh për mbërritjet me varka të vogla pas Afganistanit dhe Iranit.

Gazeta shkruan se hyrjen me gomone ranë me 36% nga 45 774 në 2022 në 29 437 vitin e kaluar. Në gusht, Britania negocioi një marrëveshje të re me Turqinë për të rritur bashkëpunimin në çmontimin e furnizimit me gomone për bandat e kontrabandës së njerëzve.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) beson se shumica e varkave të vogla që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar janë ndërtuar në punishte në Turqi përpara se t’u montohen motorë të jashtëm të dërguar nga Kina. Varkat më pas transportohen në Gjermani, ku mbahen të fshehura, përpara se të dërgohen sipas kërkesës në bregdetin francez. Qeveria britanike është në bisedime për të firmosur një marrëveshje riatdhesimi që do të lejonte dëbimin e shpejtë të emigrantëve turq.

“Problemi lind kur disa njerëz nga një kombësi vijnë me një varkë të vogël dhe vërtetojnë se është e mundur të qëndrosh në Mbretërinë e Bashkuar. Pastaj ata ndiqen nga një numër shumë më i madh” – citon gazeta një burim në polici. Turqit që kalojnë Kanalin janë kryesisht emigrantë ekonomikë ose kriminelë, tha i njëjti burimi, duke shtuar: “Praktikisht nuk ka asnjë me kombësi turke në një varkë të vogël që po vjen për të shpëtuar jetën e tij. Në rast se është një disident që po ikën, ai zgjedh të fluturoje. Ai nuk merr një varkë të vogël nga Franca. Ata në varka të vogla janë të gjithë emigrantë ekonomikë ose me qëllime kriminale.”

Kalimet nga shqiptarët, të cilët përbënin një të katërtën e 45 774 personave që kaluan Kanalin në vitin 2022, ranë me 93% pasi Ministria e Brendshme ra dakord për një marrëveshje të shpejtë kthimi që solli rregulla të reja për të kufizuar pretendimet për skllavërinë moderne dhe goditi fermat e paligjshme të punës dhe kanabisit të drejtuara nga bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri më i madh i emigrantëve ishte nga Afganistani me 5579 (në krahasim me vitin e kaluar me rritje me 39%), Irani me 3581 (me ulje 39%), Turqia, Eritrea me 2,668 (rritje 32%), Iraku me 2,549 (ulje 44%), Siria me 2333 (rënie 22%) dhe Sudani me 1633 (7% më poshtë). Emigrantët indianë panë një nga rritjet më të mëdha, me 60% në 1 194 vitin e kaluar. Kjo ndodhi nga fillimi i vitit kur indianët mundën të udhëtonin pa viza nëpër Serbi, por kjo rrugë u mbyll duke çuar në një rënie të fortë në fund të vitit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *