• |
ide | kryesore

Arrestohet politikani serb që kërkoi falje për Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Çedomir Stojkoviç, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviç, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA).

Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë

Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç të martën.

Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit, vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998.

Nikolla Sanduloviç është dërguar sot në një vend të panjohur, policia dhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së tij se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon në agoni për këtë. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij.



3 Comments

  1. Pamja e Berishës dje ne ballkon me flamuj dhe duke mbajtur fjalim, më kujtojë Lad Marksistin. Ndërsa çeta Haxhiqamiliste poshtë pallatit që thërrisnin: O Sali, O hero gjithë Shqipëria ty të do!

    Më ngjasonte me pensionistët e Frontit Demokratik, të rinjtë e grupit brainwash të PD me kryetarin Mustafa dhe të tjerë që nuk bëheshin më shumë se 100 vetë dukeshin si vullnetarët e Enverit në 1991.

    1. 16:23 deri ketu ka arrit urrejtja per ish kryminisyrin Berisha sa qe kur flitet ni serb qe kerkoj falje per krimet e bera ndaj shqiptarve ne Kosove del nji idiot i lindur si shum socialist qe urrejn Kosovaret dhe duan gjenin e vete serb,kjo urrejtje patologjike qe kan socialistet per vllezer nga kosova eshte e ngjajshme me ate serbe…!!! Jo rastesisht rama e qujti vlla vuqiq …pra tradita po vazhdo:enveri,nano,ramoviq,fara ju hupt.!

    2. Nëse vertet ështe arrestue për postimin, ater demokracija në Serbie, qënka shumë her më keq se ne mendonim. Brave keti politikani dhe keti njeriu të mirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *