• |
ide | kryesore

Raporti i Kongresit të SHBA: Edi Rama shpenzoi mijëra dollarë në hotelin e Trump

Arkiva, Kryesore, Lajme



Midis viteve 2017-2020, kryeministri shqiptar, Edi Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri shpenzuan rreth 6 mijë USD në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington.

Detajet specifike të shpenzimeve janë pjesë e një raporti prej 156 faqesh të titulluar: “Shtëpia e Bardhë në shitje”, i përgatitur nga anëtarët të demokratëve të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Raporti i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve.

Duke përdorur dokumente të siguruara nëpërmjet një beteje ligjore nga kompania ‘Mazars’, raporti detajon shpenzimet e zyrtarëve të huaj në favor të bizneseve të presidentit Trump, të cilat në total kapin një vlerë prej 8.7 milionë USD.

Duke i ngritur interesat e tij personale financiare dhe prioritetet politike të fuqive të huaja të korruptuara mbi interesin publik amerikan, ish-Presidenti Trump ka shkelur, si urdhëresat e qarta të Kushtetutës ashtu edhe precedentin e kujdesshëm të vendosur dhe të respektuar nga çdo president i mëparshëm në krye,” shkroi në një hyrje të raportit përfaqësuesi Jamie Raskin i Maryland, demokrati kryesor në Komitetin e Mbikëqyrjes.

Sipas raportit, në janar dhe mars të vitit 2018, këshilltarët e Ramës, Dorjan Duçka, Endri Fuga dhe Keisi Seferi shpenzuan secili mbi 1,000 USD. Vetë Rama shpenzoi 1,158 USD gjatë një vizite në mars 2018. Gjithashtu, Damian Gjiknuri, atëherë ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpenzoi për një qëndrim prej 1,025 USD në qershor 2018.

Shpenzimet përkojnë me një periudhë të trazuar në politikën shqiptare që erdhi pas zgjedhjes në detyrë të presidentit Trump.

Në atë kohë, Partia Demokratike e Shqipërisë në opozitë, e udhëhequr nga Lulzim Basha ndërmori një fushatë që përkonte me retorikën e Trump [Bëjeni Shqipërinë të madhe sërish] dhe i akuzoi socialistët me në krye Edi Ramën për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri u karakterizuan nga bojkotet, protestat dhe akuzat për manipulim të votave.

Sipas raportit, përplasja politike lokale në Tiranë u transferua në një përpjekje përtej oqeanit nga PD dhe PS për të influencuar administratën Trump nëpërmjet lobimit.

Partia Socialiste e Ramës punësoi lobistin Brian Ballard, një mbledhës fondesh i shquar për Trump dhe lobist në Uashington, kundrejt një tarife prej për 20 mijë USD në muaj. Rivali i tij politik, Basha, angazhoi Nicholas Muzin, një ish-ndihmës i Senatorit Ted Cruz dhe këshilltar i fushatës së Trump.

Nëpërmjet lobisitit Nicholas Muzin, kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha arriti të siguronte një foto me Donald Trump dhe e përdori atë gjerësisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare ne vitin 2017, ku ai rezultoi i pasukseshëm.

“Fakti që politikanët e huaj mund të marrin një takim, të bëjnë një shtrëngim duarsh dhe të bëjnë një foto që shpërndahet gjerësisht në vendin e tyre – kjo është me shumë vlerë për ta,” vlerëson raporti, duke cituar një lobist amerikan. “Ata do të bënin pothuajse çdo gjë për ta arritur këtë.”

Sipas raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në hotelin e Trump në Uashington me datë 3 dhe 4 mars 2018, lidhet me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit u ngritën akuza nga prokurorë Federalë për mosdeklarimin e marrëdhënies me Ramën dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Gjithashtu, McGonigal akuzohet se përfitoi qindra mijë dollarë në cash nga një biznemen shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, Agron Neza – i lidhur me këshilltarin e Edi Ramës, Dorian Duçka.

“Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Neza,” shkruan raporti.

“Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” shton raporti.

Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington. McGonigal është deklaruar fajtor për fshehjen e aktivitetit të tij në favor të kryeministrit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Trump në Uashington, gjatë vizitës së tij në Mars 2018. Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që McGonigal të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Trump gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa, Dorjan Duçka, një tjetër këshilltar i Ramës i pëfolur në çështjen McGonigal, rezervoi katër dhoma gjatë dy netëve në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, më 18 dhe 19 Janar 2018, me një kosto prej 1,503 USD.

Të dhënat e siguruara nga kongresmenët e SHBA, tregojnë gjithashtu se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar gjithashtu në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington nga 24 qershor deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025.66 USD.

Përveç qeveritarëve shqiptarë, edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe këshilltarët e tij kanë shpenzuar gati 5 mijë USD në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington./ Nga Besar Likmeta BIRN



28 Comments

  1. Po ca leshi shkrimesh nxirrni.
    Ketu ne albanistan po vete darka me 5 veta 1000€.
    Ju doni te Trump Tower falas.
    Me vetem 6000€ qe paskan harxhuar. Duhet tu japim medalje.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Pika pika do të fillojnë të dalin vjedhjet e TMERRRRRSHME TË RILINDJES!!

      kEMI SHOOOKUAR EDHE AMERIKËN SA IDIOTË JEMI!

  2. Berisha i ndryshon emrin rrugës pranë banesës së tij: Kjo s’quhet më “rruga e Salës”Kur te vij salihu dhe nje hereeeeee ne pushtet te fleje neper trotuare e metro me pak lek te shpellkaret maloke qe jane neper bote dhe ju do e vlersoni.

    1. O mjeshter, mos u thuaj shpellkare, se prishesh me shefin. Do kujtoje se e ke per Agron Nezen, e hajde duroje pastaj.

  3. E ku eshte problemi ketu. Rama ka te drejte te shpenzoje sa te doje, te marre keshilltar

    ke te doje e te takoje ke te doje. pastaj edhe takimin me Mc Gonigal per te miren tone

    e beri. E cjane 255 000 dolare qe i paska dhene Mc Gonigal nepermjet z Neza , para sherbimit

    te madh qe po i bente vendit duke damkosur opoziten dhe duke e shmangur ardhjen e saj

    ne pushtet. Sot opozita eshte ne diten e saj me te keqe dhe per kete merita kryesore i shkon

    Rames dhe ne duhet ti jemi mirenjohes dhe te mos zeme ne goje shpenzimet ku ato te hotelit

    te Tramp ne Washington jane vetem thermija .

    1. Udhton me qarter ,sa kushton nje udhtim i tille …ne areoplan ka dhom gjumi,i duhet per gjum apo gojore.!u beme gazi botes,.!

  4. O Besar Likmeta, nuk jane per 2 net ato pará, jane per nje nate: data e pare eshte check-in, dhe e dyta check-out. Per nje nate jane shpenzuar aq pará. Pashe me siper nje koment te dikujt qe I thote qe per te Trump nuk jane shume aq $ te shpenzuar, por s’i ben pershtypje fare pse duhet te qendroje ai fytyra (e ata fytyrat e tjera) te Trump e jo diku tjeter. S’i ben pershtypje si ikin taksat e njerezve (edhe te vetat). Gjak e dhjame iu befte Rames, pa per veten qe taksohet, kush pyet!

  5. Hengri s, hengri nuk eshte problemi, por shoqerimi, korruptimi i MECCOINIGALIT, ky ka qene thesi qe duheshin parat, dollaret, qe ta conte deri ne fund ate djallezi qe kishte ne koke, e duhej ta realizonte me cdo cmim duke e paguar majmerisht ate, doras nga nje spiun i seres se tije.Te deklaruara jane aqe, po te fshehura e nen dore gjate vizitave qe bente komplotuesi ne Tirane, ne takime koke me koke me Ramen.Keto jane faktet e korruptimit por te diskretitimit te krye mafiozit Rama qe, nese ne gjyqin Amerikan vertetohet ky korruptim,, pune e rende dhe e madhe do i dale ketij SPAKU, qe as ka levizur ne hetim te ketij rasti ne skandale boterore.Aty do shohim e degjojme shkelqimin, e mjerimin e shokut zyloE,RAMA.

  6. Që Spaku ka aq shumë material për Ramën por nuk ka vullnet të bëjë gjë. Ata presin që Amerika të bëjë një lëvizje juridike me çështjen Macgonigal duke e marrë nën hetim Ramën. Që do vihet në provë s’ka as me të voglin dyshim. Dhe të shohim se si do sillet Spak.

  7. Ju qifte shefkallomi grate shoke patronazhista, se ariqen arixhiu u merzit. Go hunter, go megungalla, go stela gugalla…

    1. gazetari Zamir Dule që ka 27 vite i gjymtuar nga dhuna e Berishës, tek Ziso Kristopulli në Ksamil i dhunuar e rrënuar, tek Remzi Hoxha që nuk dihet se ku ‘fle’… Të tre viktima të dhunës politike të Saliut, që sot ankohet për gjykim politik. Të këtij njeriu që dhunuesit që kishte në krye të SHIK, Bashkim Gazideden dhe Arben Sefgjinin, kur u bë sërish ‘nuse’ i veshi me pushtet si drejtorë Arkivash e Tatimesh.

  8. Ministrat që nuk i dilnin zot skandaleve të tyre s’postoheshin ose shikoheshin me dyshim.

    Nën këtë prizëm Sokol Olldashi u bë i padurueshëm për berishët pikërisht se ishte përleshur me djalin e tij i cili u kërkonte nga 40 për qind bizneseve që kërkonin koncesione nga qeveria për të qenë investitorë.

  9. 06/01/2024 te 11:43
    Pas Berishës, edhe Kim Jong-un nxjerr “trashëgimtaren e emëruar të fronit”Jane leshuar morrat e kuq te salihut bashke me grupin e shpellkareve cecene neper komente nen efektin e Haloperidolit fuani veten nga doza e larte o morrat e kuq te bojatisur me blu nga salihu.

  10. Disa prej bizneseve kanë nxjerrë në shitje hapësirat dhe mallrat e tyre, pasi kanë vënë re se këto ditë ka rënë ndjeshëm xhiroja, por edhe fitimi.

    Një prej operatorëve të lokaleve në zonë, bëri të ditur “se po e shes biznesin se kemi kater dite qe na vijne ca njerez qe pasi porosisin, ne fund nuk pranojne te paguajne se jemi ne mosbindje civile”.Shkoni o bythqira e morra te kuq te salihut blini bizneset te rruga e salihut oo i shesin se rraca juaj e qelbur shpellkaresh vetem per shkatarrim jetojne,ju more pjella te dala nga incestet qe cecenet kane bere me motrat makat e vajzat e tyre ne keto vite

  11. Mbyllja e Berishës në shtëpi dhe sidomos shfaqja e tij në ballkon, si “babi i Argitës në majë të Thanës”, ka prodhuar një situatë tragjikomike për partinë e tij.

  12. more ti edi rama mos do qe edhe ti te behesh mit si berisha. por nga mit qe beheni ne pushtet shnderroheni ne mut kur ikni nga pushteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *