• |
ide | kryesore

Policia intensifikon hetimet pasi historia e Bedrie Lokës u bë mediatike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bedrie Loka vrau veten në datën 2 Janar, por policia ka ndërmarrë veprime të shpejta hetimore pasi rasti i saj u bë mediatik. Këtë të shtunë është arrestar bashkëshorti i saj, Xhemal Loka që dyshohet se e kishte rënduar gjendjen psikologjike të gruas dhe e kishte kërcënuar me një thikë bashkëshorten e tij.

Fëmijët e gruas së vetëvrarë kanë treguar se babai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj nënës së tyre, megjithëse kishin heshtur më parë. Po ashtu policia po kryen veprime për gjetjen e personit që kishte hapur një adresë false në Tik Tok në të cilën denigronte prej më shumë se një viti Bedrie Lokën.

Gruaja vrau veten me fotoksinë, por kishte denoncuar një vit më parë denigrimin që kishte pësuar në rrjetet sociale. Kjo mendohet se ishte në zanafillë të sherrit mes Bedrie Lokës dhe të shoqit, Xhemalit që jetonte jashtë vendit. Por një vit më parë, kur mori kallëzimin nga Bedrie Loka, policia e Durrësit e kaloi me indiferencë denoncimin.

https://lapsi.al/2024/01/05/bedrie/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *