• |
ide | kryesore

Dhunë, drogë dhe vjedhje, 12 të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit



12 persona kanë rënën në pranga për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se të arrestuarit janë vënë në pranga pasi kanë kryer vjedhje, janë përfshirë në akte dhune apo u është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike. Konkretisht në pranga ra 25-vjeçari me inicialet Xh. Sh. dhe 36-vjeçari me inicialet E. M., pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Po ashtu në pranga ra dhe një 37-vjeçar me inicialet A. S., pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një personi.

U arrestua dhe një 45-vjeçar me inicialet K. P., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Gjithashtu është ndaluar një 34-vjeçar me inicialet A. S., pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një personi. Në pranga ra dhe 18-vjeçari me inicialet I. D., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



3 Comments

    1. Burg burg burg mengjes dreke dhe darker kemi ne Shqiperine tone fanar ndricues,per para dhe vetem per para o edver llapaqeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *