• |
ide | kryesore

Dita e dytë e mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, pikat që do të diskutohen

Lajme, Të fundit



Përgjatë ditës së sotme do të vijojë mbledhja e qeverisë, e cila nisi që dje në Shëngjin. Mësohet se i gjithë fokusi sot do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama vendosi të shkrijë tre ministri në një të vetme, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen. Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar ne këto pika:

-Seancat plenare të zhvilluara;

-Interpelanca;

-Mocione me debat;

-Projektligje e depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve;

-Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione;

-Takimet e ministrave me deputetët;

-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale;

-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar;

-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale;

-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës;

-Ligjet ne Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve.



6 Comments

  1. një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

    Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

  2. Sa do te jene lodhur edhe naten keta ministra e ministresha ne dhomat e gjumit , e kane

    kaluar naten zgjuar duke iu rrotulluar ne shtrat duke dialoguar me njeri tjetrin per hallet

    e popullit.

  3. Droga, korrupsioni, vjedhjet, a degjuat, a po pate te diskutohej ne banden qeveritare,,,,Aspak, hic fare.Kjo tregon se kjo, keta qeveritare jane aty ne gare se kush do vjedhe me shume, e kush do i mbushe xhepin kapo banditit kryeminister.Vidhni, vidhni se sa te jete lalaGjoni, do pini e kendoni.Andaj i ben edhe keto mbledhje orgji, per ti joshur, per ti komanduar lehte, e per tua mbylle gojen.Si ka lene gje mangut , kujdestarit e frymezuesit shpirtror, kanibalit, Enver, per te cilin i ka mbledhur te tere ishet, banditet spiunet, ish oficere, hetues, gjygjtare, kriminele,ne institucione e partine e tij, kodoshiane.Ka kurajo, e fytyre ky gangster politik i ndyre te flase per demokracine. Kush i paguan shpenzimet e sorollopit qeveritar qe sodit hotelet, po gardianet e pa numert qe i vene pas, suita policore, patronazhistet, spijune rrotull, valle kush i paguan,,Taksat, paret tona, andaj si ka per gje, ti perdore per korrupsion, e per xhandaret qe ta ruajne autoritetin suprem mashtrues,Ramen .Me kesi kllounatash fasade mashtruese, te dala boje vetem ata me mendime femi ore do mund te genjehen nga sfilata gangsteresh.Populli ti veje gjishtin kokes, sot fle, po neser comagia kuqale do u trokase te tereve ne familje.Jane bere te pa durueshem, duhet RREVOLUCION.

  4. Ky popull nuk nevrikoset per asgje, as kur e lene pa pune, as kur i vjedhin taksat, as kur i shembin shtepine, as kur i hedhin gaz femijve ne 5 te mengjesit, as kur i ngrene cmimet , as kur bejne ligje
    per tua perkequar jeten, as kur shpikin lloje lloj taksash si ajo e termetit qe keta qeveritar hajdute
    e te pashpirt te jeteojne ne luks te shfrenuar e te harbohen hoteleve e moteleve dhe nen avujt e alkolit
    e te droges te marrin vendime per jetet tona. Ky popull ne vend qe ta beje kete qeveri nongrata , eshte
    qeveria qe po e ben popullin nongrata ne Shqiperi dhe po ik nga ky vend si nga nje murtaje. Endrra
    e 85 % e shqiptareve te mbetur sipas anketes se fundit eshte qe te largogen sa me pare nga
    Shqiperia per te shpetuar nga ky regjim. Cfare pret nga nje popull qe ne vend te perballjes me
    dhunuesit e lirise zgjedh te ik, te ik dhe vetem te ik. Sepse populli shqoptar e ka ne gen friken
    nenshtrimin dhe pajtimin me te keqen dhe varferine. Jo me kot Fishta pat thene dikur “ta marre
    vesh gjithe bota mbare se Gjergj Fishta s’eshte shqiptar”

  5. cirk , klloni dhe kurtizanet qe e rrethojne ban nje çfaçje cirku ne shengjin dhe popullikenaqet me çfaçjet e cirku .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *