• |
ide | kryesore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shkuar sërish në SPAK. Beqaj shoqërohej nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, ndërkohë që nuk bëri asnjë koment për mediat. Edhe sot, ashtu si 3 ditë më parë, Beqaj do të pyetet për çështjen e sterilizimit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në masën e sigurisë detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up.



3 Comments

  1. Po cfare avokati? A ka punuar ky tipi me banden e bujar leskajt???

    Shkelqim Canin pse nuk e therret prokuroria? Ne rastin e koncensioneve, roli i Ministrit te Financave eshte kryesori. Edhe po te donte Beqja te fillonte proceduren e nje koncensioni, roli i tij mbaron te propozimi. Ministri i Financave po ia kundershtoi, procedura nderpritet. Miratimi i MF eshte kryesori per nevojen dhe perballimin me fonde buxhetore te nje kontrate koncensioni.

  2. Shkon han ndonjë drekë me prokuronjësit , me ndonjë ver të mirë dhe bëjn ca gallat ! Kur e thërrasin herët , kapin dhe mëngjezin !

  3. Manover per ti hedhur hi syve publikut. Kot lodhen se publuku shqiptar ka pjerdh me kohe.

    Rilindja ben cfar i do kokrra e qejfit, tani edhe i mbledhjet i bejne ne hotele e plazhe.

    hallall u qofte, tallin bythen pa llogaritur fare, po fare ama se ketu ka nje popull qe paguan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *