• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Zamir Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion të vlefshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vendosur në dispozicion 15 mijë euro për të gjithë personat që kanë informacion për atentatin që iu bë Zamir Kalemit mbrëmjen e kaluar. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se atentati ndaj tij, ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale, këtu në Shqipëri si dhe në Greqi. Po ashtu theksohet se nga atentati i mbrëmshëm, Kalemi ka marrë disa plagë me armë zjarri, por ka mundur që të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se: Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me armë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin. Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023. Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi. Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.



4 Comments

  1. Po cfare informacioni doni ne nje vend ku dihet gjithcka, mjafton vullneti. Pse nuk e di ky nga kush e ka?

  2. Dmth, “shteti” jep 15 mije ero per te gjetur se kush donte te vriste nje vrases, nqs!
    Ju qifsha robt!
    Leke per nevojtaret nuk ka?
    Ju qifsha robt!
    Ardhji vjelliu do mut ariu.

  3. Nisan i vjedhur para nje viti ne greqi dhe ka kaluar doganen a thua se ishte karroce me guzhinjeta apo biciklete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *