• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese nuk pranon kërkesën e opozitës: Seanca për marrëveshjen Rama-Meloni, me dyer të mbyllura

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kushtetuese



Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, për seancë me dyer të hapura gjatë shqyrtimit të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se mbledhjen e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.

“Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike,” njofton Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin në Kuvend për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët duke marrë në shqyrtim çështjen. Seanca për shqyrtimin e dokumenteve u vendos të mbahet me 18 janar. Marrëveshja e firmosur mes dy qeverive u kundërshtua nga deputetët e opozitës.



2 Comments

  1. Kjo gjykate eshte njesoj si Skapi i Partise Socialkomuniste te Borat Rames se jane pjesa dermuese gjykates te sistemit te Enverit e erdhi ne pushtet Brkushexhiu Edvin Ramoviçi e i futi ne Gjykaten kushtetuese i thençin siç ka kapur keto ka kapurketo ka kapur çdo institucion e pjesen me te madhe te mediave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *