• |
ide | kryesore

Zjarri në repartin e Kirurgjisë në Shkodër/ Drejtori i spitalit: Ngjarja po hetohet

Lajme, Të fundit



Reparti i Kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt që mund të ketë pësuar ngrohësja që ndodhej në zyrën e mjekut roje në repartin e këtij spitali.

Në lidhje me zjarrin që ka rënë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka reaguar drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni.

“Rënien në një dhomë të repartit të kirurgjisë zjarr, tek dhoma e mjekut. Është njoftuar në kohë rekord zjarrfikësja e cila ka ardhur menjëherë. Sipas procedurave të sigurimit të pacientëve është bërë transportimi në pjesën tjetër të repartit. Nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve. Kanë ardhur të gjithë mjekët dhe është bërë transportimi në pjesën tjetër. Po punohet për gjetjen e shkaqeve. Situata është nën kontroll”, tha Senad Halluni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *