• |
ide | kryesore

Gara presidenciale/ Trump dhe Haley përballen kokë më kokë në New Hempshire

Lajme, Të fundit



Votuesit në Nju Hempshir do të votojnë të martën për rrethin e parë të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, teksa ish-presidenti amerikan, Donald Trump përballet me kundërshtaren e tij republikane Nikki Haley. Ish-presidenti Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, dhe ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Haley, në anën tjetër, ka shpresë që votuesit e pavarur do t’i ndihmojnë për të fituar garën. Kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Trumpit në Ajova, javën e kaluar. Kushdo që fiton nominimin do të përballet më pas me një demokrat – ka mundësi të jetë presidenti aktual, Joe Biden – në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Edhe demokratët do të votojnë të martën në rrethin e parë të zgjedhjeve në Nju Hempshir, mirëpo për shkak të mospajtimeve mes zyrtarëve partiakë lokalë dhe atyre në nivel kombëtar, Biden është presidenti i parë në detyrë, emri i të cilit nuk është në fletën e votimit.

Gara për nominimin e republikanëve është ngushtuar në dy të dielën, pasi guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i ka dhënë fund fushatës dhe i është bashkuar kampit të Trumpit. Ai është vetëm njëri prej dhjetëra konkurrentëve republikanë që i kanë dhënë fund garës për president.

Shumë mbështetës së DeSantisit, besojnë se Trumpi është kandidati ideal i republikanëve për president. Trump, 77-vjeçar, ka thënë të hënën në Nju Hempshir që “nëse dëshironi një kandidat humbës që vendos Amerikën në rangun e fundit, votojeni Nikki Haleyn”.

Haley, 52-vjeçare, ka thënë se Trump është i preokuuar me paditë civile dhe penale që rëndojnë mbi të. Vetë Trump i hedh poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se janë ndërtuar mbi baza politike. Secili banor në Nju Hempshir mund të votojë dhe ky shtet konsiderohet më i moderuar, në krahasim me Ajovën tejet konservatore.

Marrë nga REL



4 Comments

  1. DEMOKRACI KARI

    I VENDOSIN KORPORATAT DHE MANIPULOJNE POPULLIN IDIOT KE TE VOTOJE

    GLOBALIST BYTHQIR KE REPUBLIKANT
    GLOBALIST BYUTHQIR KE DEMOKRATET

    1. Pa përpiqu që të komentosh njëherë jo me prapanicë po me kokë, nëse do të dalë më mirë komenti !

  2. “” Nikky has a corruption problem ! “”
    “” Nikky Haley is Corrupt ! “”
    “” I told Netanyahu – Finish them, Finish them “”
    “” They should go to the pro-Hamas countries. “”
    “”They are animals and think only to kill us , our freedom .””

    Mut i ati,
    Mut i biri,
    Mut ai qe beri t’ane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *